Opozita e konsumuar po mirret me politikë të mahallës.?!

Opozita e konsumuar po mirret me politikë të mahallës.?!
Opozita e konsumuar po mirret me politikë të mahallës.?!

Ismail Muçiqi

  • 24 July 2021 - 09:14

Shkruan:Ismail Muciqi

Shoqëria Kosovare është në krizë të thellë të identitetit politikë kulturor dhe intelektual. Klasa politike nuk arriti asnjëherë të formësohet si strukturë e një mend politike për ta zhvilluar demokracinë dhe për ti quar përpara vlerat humane dhe njerëzore si vizion për të ardhmen e Shtetit të Kosovës. Është shqetësues niveli i kulturës politike i komunikimit ndërmjet liderëve partiak dhe të strukturave politike të cilat kanë mbetur me mendësinë e vjetër të pa reformuara asnjëherë sa duhet.

Akuzat e pamatura dhe jo reale kundër Qeverisë aktuale tregojnë më së miri papjekurinë totale të partive opozitare të cilat morën goditjen më të rëndë në zgjedhjet e fundit nacionale. Ata të cilët plotë 20 vite ishin në Qeverisje të institucioneve të vendit të cilët dështuan në të gjitha segmentet e zhvillimit të Shtetit tani janë shndërruar në agjendë të kritikave të pa matura dhe të vrazhda kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Ata të cilët qytetaret e Kosovës i varfëruan vite me radhë, ata të cilët gjatë qeverisjes së tyre i detyruan 100 mijë te ri të ikin nga Kosova, ata të cilët punuan për interesat personale duke krijuar favore për veti dhe familjaret e tyre, ata të cilët nepotizmin e shndërruan në agjendë të përditshme, ata të cilët pronën publike e përvetësuan dhe e shfrytëzuan në mënyrë të pa ligjshme, ata të cilët me qindra mija hektar tokë të Shtetit të Kosovës i privatizuan për veti, ata të cilët arsimin dhe shëndetësinë e masakruan vite me radhë, ata të cilët privatizimin e keqpërdorën skajshmërisht, ata të cilët tani janë bërë milioner duke përfituar nga të gjitha anët në kurriz të popullit dhe Shtetit tani kanë ngritë kokën duke u munduar të shndërrohen në patriot dhe shpëtimtar të këtij vendi.

Derisa popujt dhe Shtetet e rajonit po punojnë pa ndërprerë për tu integruar në mekanizmat e Bashkimit Evropian për ta zënë hapin në drejtim të ngritjes të shkallës së zhvillimit ekonomikë. Kosova për shkak të pa përgjegjësisë të udhëheqjeve të njëpasnjëshme ka mbetur i vetmi vend i izoluar në Evropë. Opozita e papërgjegjshme e ndihmuar nga disa grupe pseodopartiake të cilët kanë dështuar në karrierën e tyre politike, tani të ndihmuar nga disa pseodoanlistë të pa denjë të përkrahur nga disa televizione private të cilat përmes politikës programore dhe joprofesionale janë shumë të dyshimta për misionin që kryejnë.

Derisa Bota demokratike po punon në drejtim të progresit klasa politike përkatësisht opozita e dështuar në këtë kohë, në këtë shekull po mirët me fustanin e vajzës së Albin Kurtit. Po mirët me faturat e hotelit Grek në të cilin u akomodua disa ditë Kryeministri Kurti. Politika primitive dhe e mjerë u pa këto ditë në Parlamentin e Kosovës kur disa deputet të opozitës të cilët as që meritojnë të ulën në bankat e Parlamentit akuzuan Qeverinë aktuale dhe Kryeministrin për fatkeqësitë natyrore të cilat këto ditë e goditën tërë kontinentin Evropian. Kjo opozitë ende është në lajthitje me një fjalë nuk është e vedishme se sa më shumë që po e kritikon Qeverinë aktuale, aq më shumë po e humbë përkrahjen e qytetareve të Kosovës dhe të anëtarësisë së vet. Se me të vërtetë opozita e plagosur politikisht është në qorrsokak dhe jashtë vizionit dhe mendimit të qytetareve, kjo do të shifet së shpejti në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal të cilat do të mbahen në Tetor të këtij viti.

I nënvizuam vetëm disa karakteristika të gjendjes aktuale në politikën Kosovare e cila është shndërruar në një karavan duke rrëshqitur në një humnerë të thellë. Këta njerëz janë larg realitetit në të cilën po jetojmë. Kosova është në pozitë shumë të pa lakmueshme mu për shkak të papërgjegjësisë të liderëve dhe të klaneve partiake të cilit 8000 mijë hektarë tokë të Shtetit të Kosovës ja dhanë Malit të Zi.

Përditë e më shumë po dalin në shesh edhe kalkulimet tjera rreth korrigjimit të kufijve duke bërë fjalë edhe për pjesën veriore të Republikën të Kosovës. Prandaj situata dhe raportet me serbi janë shumë më serioze, të rrezikshme për sigurinë nacionale të Shtetit të Kosovës. Koha do të tregojë se kjo klasë politike e cila është shndërruar në sfera të interesave regjionale dhe rajonale i ka sjell dëme të pariparueshme qytetareve të Kosovës dhe të ardhmes së këtij vendi. Sa më parë që këta individ të lëshojnë rrugë dhe të largohen aq më shumë populli do tua di për nderë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".