Të lumtë Distria, lartësove Kosovën dhe Krenarinë Kombëtare

Të lumtë Distria, lartësove Kosovën dhe Krenarinë Kombëtare
Të lumtë Distria, lartësove Kosovën dhe Krenarinë Kombëtare

Skender Kapiti

  • 24 July 2021 - 14:21

Shkruan:Skender Kapiti

Sot xhudistja shqiptare heroinë, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e Artë në Lojrat Olimpike në Japoni. Ajo mposhti kinezen dhe japonezen, dy xhudiste të dy shteteve që janë  superfuqi në sportin e xhudos.  

Dhe tjetra më kryesorja është fakti se ashtu si në Lojrat e mëparshme Olimpike të vitit 2016, pra, Distria sot ashtu si Majlinda më parë  i kanë bërë shërbimin më të madh Kombit dhe Atdheut, kanë lartësuar në maksimum krenarinë kombëtare, dhe e kanë ndërkombëtarizuar  po në maksimum  prestigjin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës.

Dhe tashmë Kosova është bërë edhe fuqi botërore në sportin e xhudos, gjë të cilën nuk e kanë shijuar as shtete madje të fuqishme të cilat pavarësisht se janë pjesmarrëse pothuajse  në të gjitha Lojrat Olimpike, ato akoma nuk kanë marrë asnjë lloj medaljeje.

Krenar janë me Ju të gjithë shqiptarët, krenar me Ju që shkruat Historinë dhe që e stolisët Kosovën me ar. Kreanar me Ju xhudistet e Kosovës që keni mundur e keni mposhtur sportistet e shteteve të cilat nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës.

Urime dhe suksese edhe xhudisteve dhe sportistëve të tjerë të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe i urojmë edhe ata që të triumfojnë si Distria  në këto Lojra Olimpike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".