Të gjitha raportet e Auditorit, me shkeljet e konstatuara të hetohen në prokurori!

Të gjitha raportet e Auditorit, me shkeljet e konstatuara të hetohen në prokurori!

Hajrullah Tërnava

  • 25 July 2021 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Nëse duhet të vihet rendi dhe ligjshmëria në këtë shtet atëherë kjo qeveri duhet ti ndërmerr të gjitha masat e luftimit të krimit në përgjithësi sikur që i ka premtuar elektoratit të saj para zgjedhjeve, nëse donë që të qeverisë më gjatë se një mandat këtë shtet dhe të ja kthej shpresën dhe optimizmin qytetarit, që ia ta bindi se vlen për të jetuar  në Kosovë. Duket që drejtësia dhe ligjshmëria po jetësohen, prandaj gjithsesi duhet dërguar për hetim në Prokurorinë e Shtetit, dhe në Inteligjencën financiare të Kosovës, të gjitha raportet e auditimit të shpenzimeve financiare, buxhetit të planifikuar dhe kontratave të realizuara, për të gjitha dikasteret ministrore të dy mandateve të kaluara të cilat nuk arritën të shqyrtohen dhe diskutohet në tërat nga Kuvendi i Kosovës.

 

Abuzimi me buxhetin dhe parandalimi i kësaj forme të krimit të organizuar ka qenë një nga motot kryesore të partisë në pushtet dhe koalicionit LVV lista GUXO. Rruga me e drejte është dërgimi për hetim në ekspertizë penale të  raporteve të Auditimit për secilën ministri, dhe për tendenca politizimi  i  zbulimit por edhe ndjekjes së krimit të qeverisjes së kaluar. Vetë Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal  Sveçla ka deklaruar gjatë raportimin në komisionin për Mbikëqyrjen e financave publike se në MPB ka pasur tejkalime të mëdha vlerave të kontratës, të konstatuara në auditimin e brendshme por edhe nga raporti i Zyrës së Auditorit Kombëtar. Sveçla ka deklaruar se gjatë analizës së këtyre raporteve Sveçla ka deklaruar se janë gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton ai, prandaj disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi. Është raportuar se ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike në vlerat e saj mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar. Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020, por edhe për ministritë tjera që janë shqyrtuar raportet, kanë  ngritur vazhdimisht  anëtarët deputet të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, prandaj vetëm një hetim profesional nga ana e Prokurorisë Speciale dhe inteligjencës financiare, për ti identifikuar dhe adresuar përgjegjësit individuale të abuzimit, do të ishte zgjidhje dhe mësim për të ardhmen që ti jepet fund zhvatjes së buxhetit të shtetit nga  grupet mafio politike të interesit. Ata që janë pasuruar me veprimet e tyre kriminale nëpër institucione nuk duhet ndalur vetëm me shkarkimet si ndëshkim profesional e moral që po behën tash nga shumica parlamentare e koalicionit në qeverisje e re, efektet e disiplinës dhe vendosjes se ligjit në vendin e vetë, nuk munde të arrihen edhe pa  ndëshkimin penal, sepse pa ndëshkime edhe të ashpra penale nuk mundë të bindet opinioni se po luftohet krimi, pa ndëshkime penale të ashpra nuk mundë të vetëdijesohen as ata vepër kryes që tani deri më tani  janë pasuruar në mënyrë enorme duke abuzuar, dhe po ju shërbejnë atyre të tjerave që edhe ata të tentojnë të pasurohen përmes krimit, prandaj ndjekjet penale para gjyqeve kompetente janë masa më e përshtatshme për luftimin e krimit në përgjithësi dhe do të ndikoj në preventivë edhe te të tjerët, dhe kjo mënyrë do t’iu jep mësim edhe të tjerëve që të punojnë në përputhshmëri  me ligjet sepse një kulturë e tillë që do të krijohet në të ardhmen, i nevojitet këtij vendi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".