Skënder Kapiti: Vëllezërit Kuka dhe Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili e lartësuan kombin shqiptar si një komb të madh

Skënder Kapiti: Vëllezërit Kuka dhe Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili e lartësuan kombin shqiptar si një komb të madh
Skënder Kapiti: Vëllezërit Kuka dhe Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili e lartësuan kombin shqiptar si një komb të madh

Skender Kapiti

  • 26 July 2021 - 14:06

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Distria dhe Nora, gjithë kombi shqiptar krenohet me Ju. Edhe në këtë Olimpiadë xhudistet e Kosovws e stolisën Kosovën me ar.  

Vëllezërit Kuka,  Dritoni dhe Agroni   si  dhe heroinat Majlinda, Distria, Nora e Loriana dhe Akili tashmë kanë bërë historinë dhe e kanë lartësuar në maksimum krenarinë kombëtare shqiptare në Europë e në botë me rezultatet dhe me medaljet e arta europiane, botërore dhe olimpike  që ata që ata i kanë fituar dhe dhuruar Kosovës.

Nuk ka rëndësi se sa i madh në numër të popullsisë është një komb, por të rëndësishëm, te lavdishem dhe të madh e bëjnë kombin sakrificat dhe patriotizmi i antarëve të tij, e bëjnë talentet e tij si dhe burrështetasit e mëdhenj të tij. Tashmë Vëllezërit Kuka si dhe xhudistet  Majlinda , Distria, Nora, Loriana e Akili kanë hyrë në historinë e Kosovës, por edhe e kanë futur Kosovën në historinë botërore si superfuqi sportive. Pra, nuk po gjej më fjalë të tjera të mëdha për ta përshkruar këtë lavdi të këtyre heroinave  të mëdha, sepse ata e kanë lartësuar Kosovën, Kombin shqiptar dhe krenarinë Kombëtare në maksimum, pasi tashmë e gjithë bota jo vetëm ajo sportive ka mësuar shumë për shqiptarët dhe se kush është Kosova. Pra shqiptarët prej këtyre heroinave po njihen në botë tashmë si një komb i madh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".