Tirana dhe Prishtina duhet të jenë unike në çështjet kombëtare!

Tirana dhe Prishtina duhet të jenë unike në çështjet kombëtare!
Tirana dhe Prishtina duhet të jenë unike në çështjet kombëtare!

Muhamet Kelmendi

  • 27 July 2021 - 12:07

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e qëndrimit te Tiranës, respektivisht e kryeministrit, Edi Rama,  lidhet me qëndrimet që Prishtina i ka marr në raport me Shqipërinë. Kjo ka filluar të reflektohet në Qeverinë Haradinaj dhe ka vazhduar ne kohen e Hotit dhe tash ne Qeverinë Kurti 2. Duke dal në qëndrime të kundërta në shume çështje, kuptohet si në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në dialog, ashtu edhe në raport me Minishengenin e Ballkanit, duket se z.Rama ka zgjedhur heshtjen në çështjen politike të dialogut me shtetin serb.

Nuk ka dilemë se Tirana është me Kosovën. Jo pse e ka lavdëruar z.Ram këngëtaren e njohur Dua Lipa apo bartësen e medaljes së artë ne Lojnat Olimpike në Japoni, fituesen Distria Krasniqi, por pse Tirana vazhdimisht është me Kosovën dhe nuk ka ku shkon pa të. Këtë duhet dhe e din z. Rama. Dualizmi del nga mos bashkëpunimi në çështjet e rëndësishme dhe shume domethënëse midis Prishtinës dhe Tiranës. Ky mos bashkëpunim na duket se është i dëmshëm dhe po ndikon shumë në qëndrimet ndaj Kosovës.

Rruga e tille është e rrezikshme. Tirana dhe Prishtina kërkohet që për çdo çështje të takohen dhe bashkërisht të marrin qëndrime. Animet dhe fërkimet midis z.Rama dhe z. Kurti janë të dëmshme dhe vetëm armiqve iu shërbejnë. Të dytë duhet ti lënë mëritë dhe të bashkëpunojnë. Bashkëpunimi duhet të jetë i gjithanshëm. Jo vetëm në çështjen e gjenocidit, por të dialogut dhe në çdo fushë politike, ekonomike, të sigurisë etj. Mos bashkëpunimi është i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm për Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është me pasoja edhe për vetë Shqipërinë.

Kryeministrat janë aty për të renditur qëndrimet.

Kjo vlen për z. Rama dhe për z. Kurti.  Z.Kurti këtu nuk duhet te dëgjojë Vjosa Osmanin dhe as Donika Gërvallen Schvarz. Z.Kurti nuk duhet të këputin tëra kontaktet. Këto dy zonja janë shumë të kapura pas ideologjisë gjoja  Rugoviane. Me atë ideologji po dalin kundër Partisë Socialiste. Po ideologjia Rugoviane nuk ishte kundër bashkëpunimit. Mbështetja në atë ideologji, pa e njohur fare, po i dëmton.  Z.Kurti duhet të lirohet nga ideologjia e zonjave dhe të takohet me z. Rama. Kjo kërkohet te behet edhe nga Kryeministri i Shqipërisë. Asnjë fakt nuk shkon për mos takim midis tyre. Z.Schvarz dhe z. Osmani janë kundër bashkëpunimit. Ajo eshte ideologji e tyre. E mire a keqe veç dihen pasojat. Prandaj z.Kurti duhet te takohet dhe te analizohen bashkërisht  tera çështjet me Tiranën. Mos takimi eshte i pafalshëm.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".