Aksidenti tragjik në Kroaci, alarm për institucionet kundër përfitimit në transportin tokësor dhe ajror të udhëtarëve!

Aksidenti tragjik në Kroaci, alarm për institucionet kundër përfitimit në transportin tokësor dhe ajror të udhëtarëve!
Aksidenti tragjik në Kroaci, alarm për institucionet kundër përfitimit në transportin tokësor dhe ajror të udhëtarëve!

Ali Hertica

  • 29 July 2021 - 19:05

Shkruan: Analisti:Ali Hertica

Çmimet tepër të larta të agjencive të udhëtimit  të trafikut ajror, të pa përballueshme edhe për bashkatdhetarët, pavarësisht pse ata jetojnë dhe punojnë në shtete me të ardhura  disa herë më të larta se në vendin e tyre, po bëjnë që shumë nga bashkatdhetarët tonë të punësuar në perëndim, të zgjedhin detyrimisht  për kthim në vendlindje edhe rrugët e rrezikshme tokësore me autobus, sepse çmimi i biletës është shumë herë më i ulët sesa ai i linjës ajrore, aeroplanit. Dhe kjo është  një degë e ekonomisë jo formale siç e  thotë edhe Departamenti Amerikan Shtetit Pikërisht këtu ka në dështuar të gjitha qeveritë e deritashme për të krijuar një rregull dhe balancë  i cili do të stimulonte sipas interesimit të dyja kategoritë e transportit, interesimit për udhëtim nga vetë qytetarët, pa imponim e presion të kostos së çmimit.

 

Tragjedia e cila ndodhi me një aksident komunikacionit, të autobusit me mërgimtar kosovar në Kroaci, e autobusit të një agjencie transportues të udhëtarëve , gjatë kthimit të tyre për pushimet në vendlindje, duhet të jetë një trokitje serioze në ndërgjegjen e institucioneve të shtetit, për të ndërmarr masa që të  rregullohet më mirë dhe të vendoset kontroll ligjor e me standarde  të larta evropiane në  fushën e transportit të udhëtareve,  sidomos në linjat ndërkombëtare, duke përfshirë këtu kategorinë e komunikacionit rrugor dhe atij ajror. Tragjedia në Kroaci nxori në sheh një të vërtetë para së cilës është heshtur dhe po heshtet për vite të tëra. Duke mos u interesuar asnjëherë, asnjë nga Qeveritë e deritashme, transporti i udhëtarëve ka mbetur tërësisht në duart e grupeve përfituese mafioze sepse nuk ka një rregullator të shtetit i cili e përcakton kufirin më të lartë dhe atë më të ulët të çmimit, si një njërin edhe në  llojin tjetër të transportit. Biletat e udhëtimit nga agjencitë tona gjithmonë kanë qenë të shtrenjta për dallim nga shtetet në fqinjësi, si ato për udhëtimet me aeroplan, edhe për udhëtimet me autobusë, por që janë luhatur dukshëm në bazë të interesimit sezonal. Shteti duhet të intervenon dhe nuk guxon që të lejon të vazhdohet e të bëhet biznes mafioz e kriminal në fushën e transportit të udhëtareve, qoftë në transportin e brendshëm apo edhe atë ndërkombëtar. Secili shtet i përcakton rregullat dhe ushtron kontrollin sipas standardit të vetë. Këtë duhet ta bëjë pa vonesë edhe shteti i Kosovës, pa e cenuar ekonominë e lirë të tregut por duke krijuar hapësirë për konkurrencë më të madhe dhe çmime sa më të ulëta sepse akoma ka monopol të theksuar në transportin ajror. Kjo gjendje është e pa tolerueshme dhe duhet të  ndryshoj, sepse s'ka mundësi që në vendet e rajonit të jenë më të lira se tek ne, ku në një linjë ndërkombëtare udhëton edhe më  100 euro çmimin e biletës për aeroplan, kurse në Kosovë agjencitë e udhëtimit të zhvatin në kohën interesimit më të madh sezonal, duke i ngritur l çmimet pa kontroll, trefishuar e pesëfishuar ato. Sa për vendet e Evropës as mos të diskutojmë për kontrollin dhe standardet që i kanë të përcaktuara. Shteti nuk duhet lejuar monopol të disa kompanive të transportit ajror. Me këtë eliminohet edhe loja me çmime. Ka përfitime të tolerueshme por jo të pa kontrollueshme nga shteti, që ato çmime  të ndikojnë në çrregullimin e balancës në mes të njërit dhe llojit tjetër të transportit, ngarkesë e cila qon deri në situata të tilla të pa përballueshme të orientimit të interesimit edhe të detyrueshëm që implikon pastaj marrje formave më të pa dëshirueshme të lëvizjes në transport, fare të pasigurta , e që po qojnë edhe në rrezikim të jetës  së  qytetarëve, sikur është, rasti tragjik, aksidenti i autobusit në Kroaci.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".