Jo Konventa e OKB-së, por gjenocidi shekullor serb është monstruoz  në Ballkan  

Jo Konventa e OKB-së, por gjenocidi shekullor serb është monstruoz  në Ballkan  
Jo Konventa e OKB-së, por gjenocidi shekullor serb është monstruoz  në Ballkan  

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 30 korrik 2021 - 09:16

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Dikush nga serbët për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe sanksionimit kolektiv të Serbisë, edhe për 3 gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1990-1999), sugjeron që të mos përdoret sintagma “gjenocidi serb”? Mirëpo, ky sugjerim është i gabueshëm, edhe pse këto tri(3) gjenocide i kanë kryer policët, paramilitarë dhe militarët e njësiteve të ndryshme vrastare, që kanë vrarë dhe masakruar kroatë,  myslimanë boshnjakë dhe  shqiptarë, por të gjithë kanë qenë serbë, pavarësisht nga vendbani i tyre brenda apo jashtë Serbisë. Këto, ligjërisht nuk mund të quhen ndryshe, sepse vetëm serbët janë planifikues, urdhërues, komandues dhe realizatorë të tyre, jo kurrfarë nacionaliteti tjetër.

*** Mbrojta e krimeve të terrorizmit ndërkombëtar dhe të gjenocideve kolonialiste  të Serbisë në Ballkan (1878-1999), është anticivilizim dhe antievropianizëm në kundërstim flagrant me të Drejtën Ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

*** Të gjithë ata njerëz që e propagadojnë dhe e mbrojnë gjenocidin në çfarëdo forme qoftë, mund të ndiqen penalisht  sipas Konventës Ndërkombëtare për Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 dhjetor 1948 në Nju-Jork. Këtë duhet ta mbajë parasysh edhe “gazetari” serb Zoran Qirijakoviq nga Beogradi. Askush nuk ka asnjë të drejtë t’i mbrojë gjenocidet e askujt, qofshin ato edhe serbe në Ballkan.Fundja, vetëm fashistët, neofashistët dhe racistët e ndyrshëm mbrojnë krimet e terrorizmit dhe të gjenocidit kundër njerëzimit.

Ky është problemi ndërkombëtar i OKB-së me Serbinë, jo Tribunali i Hagës së OKB-së (1993), që ka dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë; JO kryelideri i LSD-së së Vojvodinës, Nenad Çanak (Dimitrije Tucoviqi II), i cili dënon fashizmin, krimet monstuoze dhe politikën hegjemoniste të Slobodan Milosheviqit (1990-2021) dhe, JO Konventa e OKB-së për Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit (1948), të cilën Zoran Qirijakoviq  e shpifi si “monstruoze” për shkak se mbron gjenocidin serb, jo pse ai  si “gazetar” dhe si “ciceron turistik” ka ndonjë aftësi profesionale juridike, politike  dhe diplomatike ndërkombëtare.

Përkufizimi i nocionit “gjenocid” nuk është shkruar nga niveli “gazetaresk”  i Zoran Qirijakoviqave në Serbi, por nga ekspertët më të njohur dhe me famë botërore të fushës së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (akademikë dhe profesorë ).

Gjithashtu, aktvendimet e kualifikuara juridike ligjore të Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në territoret e ish-Jugosllavisë në Hagë, nuk mund t’i kontestojë dhe t’i interpretojë një Zoran Qirijakoviq (gazetar) dhe, për më tepër t’i quajë “monstruoze” e, as tendencioze politike (gjoja se kanë dënuar vetëm serbët) , sepse ato nuk i kanë  formuluar dhe miratuar “gazetarët” e tipit të Zoran Qirijakoviqit, por si theksova më sipër, Akademikët e shquar nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, siç ishte edhe gjyqëtari, Akademiku i kroat Budislav Vukas (ish-Profesori im i së Drejtës Ndërkombëtare).

Prandaj, vetëm një gjysmak, një  i marrë sui generis apo një spiun i dikujt për interesa të ultranacionalizimit, të racizmit dhe të kolonializmit serbomadh në Ballkan, si Zoran Qirijakoviq  del haptazi publikisht në TV dhe në media të tjera,  i njollos, i balton dhe i mohon konventat e   OKB-së, siç është Konventa për  Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më  9 dhjetor 1948 në Nju-Jork.  

Mirëpo, pavarësisht nga ambiciet dhe përpjekjet e tij antihumane dhe anticivilizuese,  Zoran Qirijakoviq  si “gazetar”, post festum ,nuk mund t’i ndryshojë krimet e gjenocideve të Serbisë në Ballkan dhe, krimet e gjenocidit në Ruandë, pavarësisht nga “hulumtimet” e tij në cilësinë e një “gazetarI” , i cili vetëm mund të shpifë dhe të  dezinformojë, asgjë tjetër, sepse është analfabet në fushën  e shkencave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të së drejtë humanitare ndërkombëtare, ngaqë siç ka deklaruar “zanati” i tij është “Fakulteti Teknik”,  “gazetar” dhe “ciceron turistik”. Këtu përfundon “tregimi”  i mosnjohjes së drejtës ndërkombëtare dhe i marrëdhënieve politike ndërkombëtare të Zoran Qirijakiviqit.

Kush është Z. Qirijakoviq që t’i mohojë vlerat e OKB-së ?!

Fundja, është çështje personale e Qirijakoviqit se çfarë detyra kryen si “gazetar” dhe si “ciceron turistik”, kur thotë se “Jedino nas CIA nije naucila pameti” !? Këtë sintagmë, duhet ta ketë të qartë vetëm Qirijakoviq, por, jo edhe lexuesi. Kjo është çështje personale e biznesit privat të tij, s’ka asnjë lidhje me të drejtën ndërkombëare e as sme objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo,  duke qenë se kualifikimi profsional i tij, si dhe angazhimi si “gazetar” dhe si “ ciceron turistik” (pavarësisht sesa fiton nga këto aktivitete, është çështje e tij private), Zoran Qirijakoviq nuk ka asnjë të drejtë kinse të “ndërhyjë” në “korrigjimin” e termave të së drejtës ndërkombëtare dhe të OKB-së, mbase nuk ka asnjë njohuri elementare profeisonale. 

Konventën e Gjenocidit mund ta rishqyrtojë apo  ndryshojë vetëm OKB-ja, jo “gazetari” dhe “ciceroni turistik “  serb Zoran Qirijakoviq !!

Prandaj, as Kartën  dhe, as konventat e OKB-së (1945-2021), as të drejtën ndërkombëtare e as aktvendimet e formës së prerë të Tribunalit të Hagës në Holandë, që ka dënuar krimet e gjenocidit  të Republika srpska në Srebrenicë, nuk mund t’i interpretojë e as t’i revizionojë një “gazetar” dhe një “ciceron turistik”  serb  me profesion “inxhinier”, i quajtur Zoran Qirijakoviq nga Beogradi (ka deklaruar se, ishte me origjinë nga një fshat i Kosovës), pavarësisht  nga dezinformimet dhe shpifjet e tij  për masmediat e huaja, qofshin ato edhe amerikane.

Z.Qirijaloviq haptazi është kundër Amerikës dhe kundër vlerave civilizuese të bashkësisë ndërkombëtare, sepse po mbron politikën gjenocidale të Slobodan Milosheviqit !

Të gjithë ata që mbrojnë dhe justifikojnë 3 gjenocidet serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999)  janë kundër Amerikës, kundër Evropës së integruar dhe demokratike, kundër NATO-s , kundër OKB-së; janë shkelës brutalë të vlerave humanitare universale të bashkësisë ndërkombëtae, të Rendit Juridik Pozitiv Ndërkombëtar, si dhe të  së Drejtës. Ndërkombëtare.

Me një fjalë, ata që në çfarëdo forme tentojnë të propagandojnë jusitifikimin e gjenocideve serbe në Ballkan, madje duke kërkuar edhe revidimin e instrumeneteve juridike ndërkombëtare siç janë Karta e Kombeve të Bashkuara dhe konventat e saj kundër krimeve të gjenocidit dhe të kolonializmit, si dhe ato për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare, si dhe  të zhvillimit dhe të përparimit të  njerëzimit …etj,, ata janë  të pacivilizuar dhe armiqtë  më të rrezikshëm  të koekzistencës paqësore dhe të respektimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dimensione globale botërore.

Sipas  Zoran Qirijakoviqit, “Konventa e Gjenocidit është monstruoze, sidomos Neni 2 fatkeq i saj” !!! ???

Nga prezantimi i tij si panelist në emisionin “Dobro vece çirilica” të Milomir Mariqit të datës 26 korrik 2021, Zoran Qirijakoviq tregoi se “ 7 vjet sa kishte studiuar në Fakultetin Elektroteknik në Beograd, gjatë gjithë asaj kohe kishte punuar si “cicerone turistik” dhe si “gazetar” i  disa mediave amerikane”, me ç’rast kishte vizituar disa vende të ndryshme, përpos Bosnjës dhe Kosovës.

Është shumë e çuditshme dhe absurde se si Zoran Qirijakoviq  (si gazetar i mediave amerikane!!!) gjatë tërë emisioinit mbronte dhe justifikonte krimet monstruoze të gjenocidit serb në Srebrenicë, të kryera  nga ushtria e Republikës Serbe e  Ratko Maldiqit dhe e Radovan Karaxhiqit…etj. Kjo ishte skandaloze dhe për çdo gjykim, që një “gazetar” serb i mediave amerikane, pas 26 vitesh, të deklarojë publikisht në TV-në private  “Dobro vece cirilica” të Milomir Mariqit në Beograd, më 26 korrik 2021, se “Konventa e Gjenocidit është monstruoze, posaçërisht Neni 2 i saj, i shkruar nga budallenjtë”!?

Tragjedia dhe fatkeqësia e Serbisë, janë Qirijkaoviqët, Sheshelët, Milosheviqët…etj., jo Dimitirije Tucoviq, Vojin Dimitrijeviq , as Nenad Çanak e as Çedomir Jovanoviq e as Natsha Kandiq e as Sonja Biserko !

Pra, “nesrecni”-“të mjerë” dhe shumë të rrezikshëm në Serbi janë recidivat dhe mbështetësit e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (1990-1999), Këta janë fatkeqësia më e madhe, jo vetëm  për Serbinë dhe popullin serb, por edhe për mbarë Ballkanin, për Evropën e civilizuar demokratike, si dhe për tërë botën humane, demorkatike e paqësore.

Vetëm ndonjë sui generis  “i rrokatur” si Zoran Qirijakoviq  mund ta quajë “NESERECAN”(FATKEQ) Akademikun Vojin Dimitrijeviq , i cili, vërtet nuk ishte “fatmjer”, as DUDUK   e MIOP si gazetari   serb Zoran Qirijakoviq, por  ishte FATBARDHË, sepse ishte ndër profesorët dhe njohësit më të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare jo vetëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, por edhe në gjithë Jugosllavinë  e Titos. Kështu që emrin, kredibilitetin dhe veprën e tij humanitare e shkencore jetësore në fushën e së drejtës ndërkombëtare, si dhe angazhimin, aktivitetin dhe kontrobutin e tij të madh në themelimin e Fondit të së Drejtës Humanitare  në Beograd së bashku me Natasha Kandiqin etj. për mbrojtjen e të dfejtave dhe lirive të njeriut askush nuk mund ta baltosë, jo më një  “gazetar” spiun i regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili me paçavuret e tij shpifëse po kontaminon dhe po galvanizon me milosheviqizëm jo vetëm Ballkanin, por edhe vendet e huaja kinse në rolin e “emisarit profesional” për të “konstatur se kush ka kryer :gjenocid” në vendet e ndryshme të Afrikës, si bie fjala në Ruandë (tutsi a hutu)!?

Ky gazetar i vapirizuar i kohës së gazetarëve dhe të mediave fashiste reaksionare borgjeze serbe të Nikola Pashiqit, kritikoi edhe Aakademikun e mirënjohur serb të Universitetit të Beogradit, Prof.Dr. Vojin Dimitrijeviq, të cilin e quajti “nesrecni”, vetëm pse Akademiku Dimitrijeviq nuk mbështeti politikën  fashiste, raciste dhe gjenocidale të regjimit të Sloboan Milosheviqit në vitet ’90 të shekullit XX.

Po, edhe sikur të ndryshonte nocioni përkufizues i Gjenocidit, Serbia e Çirjakoviqit nuk asnjë gjasë që të rehabilitohet nga kryerja e gjenocideve të saj shekullore ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan.  Jo vetëm Zoran Çirjakoviq, por nuk ekziston “gazetar” në botë që mund të ndryshojë Konventën mbi Gjenocidin, të miratuar nga AP-ja e OKB-së më 1948.

Këtë skandal pro gjenocideve të Serbisë të Zoran Qirijakoviqit (kinse në emër të mbrojtjes së patirotizmit nacional serb)  po e ilustrojmë me këtë  vlerësim të socialdemokratit serb Dushan Popoviq, cili në mënyrë reliefe ka portretizuar gjenezën historike dhe politike të politikës pushtuese hegjemoniste të Serbisë së Nikola Pashiqit (1912-1926).   

Pra, fare nuk është për t’u befasuar nga shfaqja në skenën politike  e Slobodan Milosheviqit, e Vojislav Sheshelit, e Aleksnadër Vuçiqit…dhe  e Zoran Qirijakoviqit. Këta jetojnë me të kaluarën e ideologëve të tyre reaksionarë borgjezë fashistë, duke ushqyer iluzione të zmadhimit të territoreve të Serbisë, si dhe të shfarosjes së popujve joserbë, në veçanti të shqiptarëve në Ballkan.

Këtë e ilustron edhe ky argument historik nga luftërat pushtuese koloniale dhe gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe territoreve të Shqipërisë Etnike. Po e citojmë në original nga burimet serbe të kohës (1912) : “  Vladika priredi pokolj na Badnje vece. Crkva ne samo da ne osudjuje zlocine, koje sprska vojska, narocito cetnici, cini prema albanskom stanovnistvu, nego i kao nesto normalno i opravdano spominje i opsuje genocide koji su u proslosti vrseni u ime Hrista prema nehriscanima uopste.” ( Srbija i Albanci, Knjiga prva, 1989, f.86). 

Kjo është  “industria” dhe “shkolla” e fatkeqësisë dhe e tragjedisë serbomadhe, jo  serbët progressivë e paqësorë si  Nenad Çanak (Dimitirije Tuoviq II), Akademiku Vojin Dimitrijeviq, Natsha  Kandiq dhe Sonja Biserko…etj., që botërisht kanë denoncuar krimet e gjenocidit të Slobodan Milosheviqit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

Kjo politikë  e shfarosjes së shqiptarëve si etni, është përsëritur edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, kur  Serbia agresore  e Slobodan Milosheviqit me tanke ushtarake  pushtoi Kosovën shqiptare (1989-1999) dhe kreu krimet më brutale të gjenocidit ndaj shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë dhe, pse ishin në truallin autokton të Shqipërisë Etnike. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".