Minishengeni i shërben Serbisë. Ky është “Ballkan i hapur” apo “ mbyllur”?!

Minishengeni i shërben Serbisë. Ky është “Ballkan i hapur” apo “ mbyllur”?!
Minishengeni i shërben Serbisë. Ky është “Ballkan i hapur” apo “ mbyllur”?!

Skender Kapiti

  • 30 July 2021 - 15:32

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

“Ballkan i hapur” si një marrëveshje AntiBE dhe pa asnjë shtet ballkanik antarë të BE-së. Pra më shumë një Ballkan  i mbyllur që i shërben vetëm Serbisë. Nuk po dëgjojmë ndonjë reagim serioz kundër tij as nga opozita politike në Kosovë, pasi kur ata ishin në pushtet deklaroheshin kundër minishengenit, apo mos janë rreshtuar tani përkrah Edi Ramës kundër  KURTIT?!

Kur Edi Rama viziton Turqinë dhe kur Turqia ndihmon Shqipërinë e Kosovën shpërthejnë kundër tyre turkofobët dhe islamofobët e Shqipërisë dhe të Kosovës, por kur formalizohet minishengeni antishqiptar sllavo-serbo-shqiptar, Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut  këta  tipa dhe mediat e Tiranës sidomos, dakordësohen dhe e mbeshtesin atë, por edhe ndonjë patriot fallco hesht përkohësisht.

Kjo verteton atë të cilën unë ata i kam etiketuar si turkofobë e islamofobë serbo-grekofil e mercenarë.

Nuk e di se cili ishte interesi politik, demokratik,integrues, ekonomik e stratregjik i Shqipërisë për këtë minishengen sllavo-serbo-shqiptar, kur Shqipëria nuk kishte fare nevojë për të.

Nevojë për të kishte vetëm Serbia për ekspansion ekonomik e për dalje në Adriatik. Është e cuditshme se kundër këtij minishgeni apo “Ballkani të hapur” janë edhe Bosnja e cila 51% e teritorit të saj është e serbëve, por është edhe Mali  i Zi që ka 40% të popullsisë me serbë. As ato nuk i dhanë dalje Serbisë në Adriatik.

Pra na del tani më proSerbi Shqipëria se sa Mali i Zi dhe Bosnja.Por kundër kësaj farë shpikje me emër të ndryshuar si “Ballkan i hapur” me të drejtë është Kosova, e cila nuk mund të hynte në këtë sajesë artificiale, pasi lider i saj është Serbia kriminale e genocidiste, armike e Kosovës e cila nuk njeh  as krimet,  as genocidin  dhe as shtetin e Kosovës.

Me këtë minishengen Kosova tashmë  sikur “izolohet”edhe nga Shqipëria. E cuditshme është dakordësia e Shqipërisë kundër Kosovës, i cuditshëm është qëndrimi i Shqipërisë pro kësaj aventure e cila sikur  e mohon genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës , pra sikur e rehabiliton Serbinë e cila as falje nuk ka kërkuar për krimet e saj mbi njëqindvjecare në Kosovë.

Dhe shërbimi tjetër i madh që Shqipëria i bën Serbisë është ajo se Shqipëria ka hyrë në këtë minishengen me një shtet lider si Serbia e cila ka për aleat strategjik Rusinë dhe Kinën ,dy armiq jo vetëm të Kosovës por edhe të BE-së dhe të SHBA-ve.

Por e cudtishmja tjetër  është edhe mosreagimi  kundër saj as i politikës, as i opozitës, as i mediave  dhe as i  shoqërisë civile në Shqipëri. “Ballkan i hapur” me tre shtete ku dy prej tyre janë më të varfërat dhe më të paintegruarat në BE, si Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe me një shgtet antiBE si Serbia .

Si mund të jetë Ballkan i hapur pa shtetet e tjera të Ballkanit, pa Turqinë, pa Greqinë, Kroacinë e pa Slloveninë , Bullgatrinë e Rumaninë. Ky është “jo Ballkan i hapur” por “Ballkan i mbyllur” me tre shtete jo antare të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".