Faleminderit SHBA për ndihmën vendimtare për Demokracinë, integrimin dhe VETING-un!

Faleminderit SHBA për ndihmën vendimtare për Demokracinë, integrimin dhe VETING-un!
Faleminderit SHBA për ndihmën vendimtare për Demokracinë, integrimin dhe VETING-un!

Skender Kapiti

  • 31 korrik 2021 - 15:38

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim vendosa ta shkruaj nisur nga ajo se cfarë deklaroi Ambasadorja e ShBA-ve  se:

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvndësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte ironi historike, por edhe tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, që partia të hajë bari për shkak të interesave personale të një njeriu”, tha ambasadorja Kim.

Pra Ambasadorja e superfuqisë botërore dhe e aleatit më të rëndësishëm dhe jetik të shqiptarëve, të SHBA-ve, shkurtimisht dhe sinqerisht tha një të vërtetë të madhe,  dhe bëri atë vlerësim meritor dhe rolin e madh që ka luajtur Partia Demokratike per clirimin e Shqipërisë nga diktatura , si dhe faktin e rëndësishëm dhe aktrual atë se Partia Demokratike duhet të demokratizohet dhe të distancohet nga ishlideri   i saj Sali Berisha dhe nga servilet , sahanlëpirësisi dhe përfitusit korruptiv të tjerë të saj si Bujar Nishani, Imami, Ristani, Patozi, Topalli dhe nga aleatët e Berishës si Duka, Noka, Idrizi, Shehu etj., si dhe të gjithë ata të cilët iu kanë kundërvënë Lulzim  Bashës.

Pra “barë” le të hanë sahalëpirësit si Bujar Nishani  me kompani.

Këta proBerishët dhe antiBashët le të hanë barë, sepse ata edhe kanë të drejtë që të hanë bar për Berishën , sepse me Berishën ata u bënë milionere e me pasuri të patundshme të fituara nga pushteti  dhe me korrupsion.

Këta të hanë bar për Berishën.

Por në të vëtetë ata nuk hanë barë , pasi me paratë dhe me pasuritë që kanë siguruar ata nga pushteti i Berishës ata ua kanë siguruar jetën fëmijve dhe fëmijve të fëmijve të tyre.  Bar për mandatin e Berishës le të hanë të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që i ka emruar Berisha  për të mbrojtur hajninë dhe korrupsionin e tij dhe të kësaj lukunije që ulërijnë në mbrojtje të tij ,dhe që janë kundërvëne edhe SHBA-ve dhe reformës jetike të VETING-ut.

Nuk ka pse të ndëshkohet PD-ja prej korrupsionit të Sali Berishës i cili mori si meritë një “non grata”nga SHBA-të. Është shumë më mirë që përkohësisht PD-ja të bashkëqeverisë me Partinë Socialiste se sa po të kishte fituar e të bashkëqeveriste me LSI-në dhe Meta-Monikën e me Mediun e Dukën  të cilët kanë pëfituar aq shumë, pasi per ta ombrella mbrojtëse , Berisha, i ka bërë jo vetëm milionerë por i bëri faktor e aktor politik. Prandaj duhen falenderuar SHBA, për ndihmën e jashtëzakonshme dhe vendimtare që i kanë dhënë Shqipërisë për rrëzimin e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë, duhen falendëruar SHBA-të për rolin vendimtar në Antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave si dhe për ndihmën dhe rolin e saj në ndihmë të ngritjes dhe vënies në funksionim të shtetit ligjor  në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë shtetërore e institucionale si dhe në miratimin e VETING-ut, të kësaj reforme jetike për shqiptarët dhe si ngjarja e dytë e madhe që prej shpalljes së Pavarësisë.

Sot proBerishët janë në ankth dhe në panik se mund t’u konfiskohen pasurite dhe janë në ankth prej ndëshkimit ligjor për hajnitë dhe korrupsionin që ata kanë bërë me postet dhe me detyrat e shtetit,por që do ta braktisin shumë shpejt Berishën pasi nuk mund të ushqehen gjatë me “barin” e parasë së hajnisë e të korrupsionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".