Kryeministri në dialog po e nxjerr Kosovën nga projekti i pazareve prej politikanëve të shantazhuar

Kryeministri në dialog po e nxjerr Kosovën nga projekti i pazareve prej politikanëve të shantazhuar
Kryeministri në dialog po e nxjerr Kosovën nga projekti i pazareve prej politikanëve të shantazhuar

Arsim Haziri

  • 01 August 2021 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Bashkimi Evropian ne tavolinën e bisedimeve kanë një figurë që ishte viktime e përndjekjes së regjimit kriminal serb, të përndjekur dhe burgosur politikisht, i rrezikuar edhe fizikisht, por  që sot është burrështetas me besimin e popullit dhe përfaqëson interesat e Republikës se Kosovës përballë ish-ministrit për propagandë të kohës së krimit të Sllobodan Millosheviqit, përgjegjës për qindra mijëra viktima Kosovë dhe në Ballkan!

 

Tashmë kryeministri Kurti përpos reformimit të shpejt që solli tek partitë e vjetra në Kosovë, dhe që derivuan në hierarki të re, ai po arrin të ndryshojë në dialog edhe qasjen serbe, duke e vënë në dijeni për ballafaqim me të kaluarën dhe eventualisht tendencë për kërkim falje.Kredibiliteti dhe integriteti i Albin Kurtit është 100% i pastër. Kredibiliteti i Aleksandër Vuçiq 100% i zhytur në politikën kriminale vrasëse dhe të spastrimit etnik. Faktori ndërkombëtar nuk duhet lejuar që mos ta  kenë parasysh këtë fakt në bisedimet Kosovë-Serbi. Nuk mundet  dhe nuk duhet të lejohet Aleksandër Vuçiq që të mbaj moral politik e diplomatik për rajonin. Kjo është qasja e jashtme dhe që realisht është duke prodhuar tjera standarde dialoguese nga ana e kryeministrit Kurti, ndërsa sa i përket gjendjes së brendshme, është qeverisja e vetme e cila ka filluar për ta trajtuar drejtë dhe qartë realitetin politik, ekonomik e social. Duke e bërë në mënyrë urgjente pjesë të agjendës së shpejt operuese, mbase vendi mjerisht gjendët në një situatë të rënd ku zgjidhjen e të cilës kjo qeveri e ka marrë me prioritet. Qeverinë Kurti, mund edhe të mos e pranojmë si dallim me gjitha qeverisjet tjera dhe qëllimisht ta paraqesim si vazhdimësi e logjikës së njëjtë, ama është jo etike dhe irracionale. Tashmë dhe krejt në fund të durimit social ka një qeveri e cila mbanë përgjegjësi të lartë për mënyrën e qeverisjes, krijon dallime radikale me gjitha qeverisjet e kaluara si dhe gradualisht po arrin të krijojë standard të qeverisjes së mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".