Vota e 17 Tetorit ndëshkim i rradhës për monstrumët në politikë

Vota e 17 Tetorit ndëshkim i rradhës për monstrumët në politikë

Gani Qarri

  • 02 August 2021 - 12:01

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht opozita aktuale, tërësisht e dështuar, e inkriminuar dhe e tej korruptuar, me perversitetin e saj antikombëtar, antiqytetar e antishtetror, shkon deri atje, sa bën të pamundurën që ta mbajë peng edhe votimin e Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, të cilat nuk janë politike dhe as vendime të qeverisë, por ndihma të domosdoshme dhe parësore për qytetarët e Kosovës.

Ndaj, qytetarët e këtij vendi të shumëvuajtur me rastin e zgjedhjeve të vjeshtës që po vjen, duhet ti deklasojnë tërësisht dhe ti largojnë përgjithmonë  nga politika dhe vendimmarrjet shtetërorë, politikanët dhe të gjitha partitë e krimit të organizuar të cilat kanë sjellë Kosovën në gjendje kaq të mjerueshme dhe izolim total, të cilët edhe nga opozita luftojnë për përkeqësimin edhe më të madh të jetës së qytetarve në Kosovë, duke bllokuar në Kuvend edhe miratimin e ndihmave ndërkombëtare të ofruara nga institucionet finaciare të BE-së dhe mbarë bota.

Për aq më tepër, nga ndihmat përmes Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare, nuk varet Qeveria Kurti, por në pyetje është pikërisht përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe trendit të zhvillimit ekonomik të vendit, i shkatërruar pikërisht nga partitë e kriminalizuatra të cilat edhe nga opozita ,duan ta bllokojnë çfarëdo ecje përpara të vendit dhe të mos lejojnë miratimin në Kuvend as të marrëveshjeve ndërkombëtare, vetëm e vetëm që ti stopojnë edhe ndihmat financiare nga bota, për tejkalimin e situatës së renduar ekonomike të popullsisë së vendit dhe pandeminë Covid-19, që u janë dedikuar ekskluzivisht dhe 100%, pikërisht këtyre rasteve.

Kështu që në të dy seancat e kaluara, po kjo opozitë e çoroditur, e pa turp dhe fare pa asnjë shembull të njerëzores, e ka bojkotuar qëllimisht pjesëmarrjen, edhe në votimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare, në mesin e të cilave, dy  prej tyre janë me  interes imediat për përmirësimin e jetës dhe standardit të qytetarëve.

Dhe pikërisht për shkak të sjelljes destruktive të deputetëve të  kësaj kuazi-opozite, e cila jo vetëm gjatë viteve të qeverisjes së saj të egër në të kaluarën por edhe tani nga opozita, bllokon çdo marrëveshje ndërkombëtare për të mirën e vendit dhe qytetarëve, duke bojkotuar votimet në Kuvend, pa votat e të cilës, fatkeqësisht nuk mundë të krijohen dy të tretat e nevojshme që kërkohen me ligj, për miratimin e këtyre marrëveshjeve dedikuar përmirësimit të gjendjes pandemike, arsimit dhe jetës së qytetarëve

Kështu që nga këto sjellje kaq armiqësore të opozitës së kriminalizuar,  jo vetëm ndaj Qeverisë por edhe ndaj vet qytetarëve të Kosovës, në të dy seancat e kaluara, Kuvendi nuk ka arritur ta votonte as Projektligjin nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), dhe financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,në Kosovë. 

Po shkaku i opozitës skajshmërisht destruktive, nuk u arrit as votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017.

Madje as vet programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II), që ndërlidhet me situatën e rënduar nga pandemia Covid-19, duke u bojkotuar edhe votimi e  Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj Covid-19”, në Kosovë. 

Këto pra, janë tri marrëveshjet aktuale më të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, të cilat tash e sa kohë po mbahen qëllimisht peng nga opozita destruktive, e cila së pari shkel me të dy këmbët mbi interesat e qytetarëve dhe pastaj, bënë sikur del e ngritë zërin në emër të "interesave të qytetarëve", por gjithmonë duke vepruar paraprakisht kundër tyre dhe bllokuar ato me qëllim në parlament. 

Sikur mos të mjaftonin  të gjitha këto, nga opozita e kriminalizuar, po vazhdon të mbahet peng edhe marrëveshja për fushën e arsimit, projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), marrëveshje e cila po ashtu lidhet me krijimin e kushteve për avancim më të madh në fushën e arsimit, dhe aspektin shkencor në Kosovë. 

Ndaj veprimet e tilla të rebeluara të një opozite kaq të degjeneruar, duhet tu shërbejnë qytetarëve të Kosovës, për ta ndëshkuar edhe më ashpër, dhe në mënyrën sa më të rëndë të mundshme, këtë lloj opozite në zgjedhjet e 17 tetorit, e cila më tepër po e dëshmon veten si një monstrum i rrezikshëm politik, për Kosovën, me kundërvënien e saj të hapur, kundër mirëqenies dhe interesave të qytetarëve dhe bllokimin publik të vendimeve me aq rëndësi për vendin, vetëm pse ato varen edhe nga vota e tyre të korruptuara.

Një opozitë monstrum, që edhe nga opzita lufton me çdo mjet e mënyrë, për ta shkatërruar  vendin, standardin dhe kualitetin e jetës së qytetarëve, një opozitë armime sjellje armiqësore ndaj qytetarëve, që edhe gjendjen e rëndë të tyre, përdor shantazh të drejtpërdrejtë për inate politike, kundër koalicionit qeverisës, praktikë që rrallë herë ka ndodhur në mandatet e kaluara, kur këta sundonin vendin, edhe pse deputetët e Qeverisë së sotme, atëherë ishin në  ulëset e opozitës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".