Reciprociteti është arma kryesore në raport me Serbinë!

Reciprociteti është arma kryesore në raport me Serbinë!
Reciprociteti është arma kryesore në raport me Serbinë!

Muhamet Kelmendi

  • 03 August 2021 - 09:44

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Reciprociteti si parim i marredhenjeve bilaterale dhe ne raportet nderkombetare eshte parim bazike i ndertimit te tyre.

Kudo ne mes shteteve ndertohen raportet ne baze te reciprocitetit. Ai si parim eshte bazike ne ceshtjen e te drejtave te minoriteteve ne shtete fqinje. Mbi ate zhvillohen raportet politike dhe ekonomike, si dhe edhe ato ne kulture dhe ne arsim. 

Ne kete kuader eshte e vonuar ceshtja e reciprocitetit. Kjo vonese eshte mbi nje decenje. Si e tille nuk eshte e parakoheshme dhe as armiqesore.
Dhe, nese kerkohet nga ndokush, sidomos nga UE etj., heqja eshte kerkese e njeanshme dhe tipike kunder parimeve mbi te cilat jane ndertuar raportet nderkombetare, te percaktuara me me Karten e OKB-se.

Kjo baze vlene ne vecanti me shtetin serb. Ky shtet ka dhunuar dhe vrare e terrorizuar popullin shqiptar. Ka bere gjenocid dhe tash po vazhdon me politiken ekspansioniste dhe tipike antishqiptare. As edhe sot nuk e njehe gjenocidin dhe nuk eshte ndare nga ajo politike nenshtruese, e dhunes dhe e terrorit.
Asnje te drejte nuk ua ka njohur shqiptareve ne Luginen e Presheve. Ndersa, ndaj Kosoves kerkon Asociacion serb eksterritorialitete e kishave dhe manastireve, deri edhe ripushtimin e Kosoves.

Ndjeke shqiptare qe kalojne neper Serbi. Po bene ndalimin e qarkullimit te mjeteve qarkulluese te Kosoves me regjistrim te Kosoves.

Ketu ka shume ceshtje qe tregojne domosdoshmerine e ketij parimi te reciprovitetit ne raport me kete shtet.
Faktet tregojne se vetem masat konkrete,qofte ato poitike, qofte nacionale, qofte ekonomike etj., i njehe shteti kriminal serb.

Klika e Beogradit pa masa te tilla nuk ndalet. Edhe ne fushen ushtarake, kete shtet e ndal vetem arma. Kurre historikisht nuk ka treguar vullnet Beogradi per zgjidhjen e ceshtjeve me Kosoven e shqiptaret pa  force. 
Ketu dhe me kete shtet nuk dialogohet dhe nuk behen marredhenie, pavaresisht fushes, pa reciprocitet.
Pse?

Sepse, e njejta klike si ne kohen e Milloshevicit eshte ne pushtet. Atehere dhe sot, kjo klike u ndale  ndalet vetem me masa te njejta, qofte ushtaraje, qofte politike, qofte ekonomike etj.

Reciprociteti eshte baze e marredhenieve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".