Pretendimet e krijimit të një “Jugosllavije të Re”.

Pretendimet e krijimit të një “Jugosllavije të Re”.

Hajrullah Tërnava

  • 03 August 2021 - 09:54

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

-Politikat e tanishme ndërkombetare si qdoher zhvillohen në favore të shteteve që iu konvenojnë ato politika. Edhe politikat rexhionale që po tentohën të zhvillohen tani, e kanë qëllimin e përfitimeve ekonomike financiare duke i shtrytëzua konfiguraciinet natyrore që i kenë ato shtete.

Tani Serbija me politikat e saja që si e vetmja ende pretendon në ato politikat nacionaliste e sidomos kur pran saj i qendron Rusija, por edhe me politikat që po i zhvillon shteti Kinez dhe me zhvillimin e sajë ekonomik, ajo po pretendon që të depertoj në Ballkan e sidomos në këto shtetet që dikur i takonin sistemit komunist, sikur që për opinionin tani janë të kjarta kush i ka takue atij sistemi. Në këto rrethana tani po shpiken emërtime të ndryshme si “Minishengjin”ose “Ballkan Open” etj, ku iniciativen kryesore po e ndermerr Kryetari i Sërbisë Aleksander Vuçiq me Kryetarin e Shqipërise Edi Rama si dhe Kryetarin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Në këtë përbërje po tentohet të përfshihen edhe Kosova, Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina që në esencë do ti perngjante një ish Jugosllavije të dikurshme, ku fjalen kryesore do ta kishte Sërbija, mbasi është edhe me numër të banorve ma e madhja, dhe nga kjo provojë e të së kaluarës që dikur Kosova ishte sbashku me 6 republika dhe dy krahina, edhe pse me banor në tërë Jugosllavinë ishim populli i tretë, megjithate nuk e gëzonim statusin e republikës dhe nëse dojm në retrospektivë ta anailzojm të kaluaren e shqipëtarve në atë shtet, leht konstatohet se shqipëtaret ishin me mbas pakti të drejta kushtetuese dhe u llogarisëshin si qytetar të rendit të tretë.

Duke e pasur parasyesh të kaluarën e përbashket në një shtet sikur e ceka, dhe politikat serbe gjenocidiale për ne shqipetaret, e dihet në të kaluaren jo të lartë ato masakra dhe gjenocid që nuk harrohen për ne shqipëtaret e që ishin në kohëra jo të larta  te viteve: 1878, 1912, 1999, tani një bashkim i tillē për ne shqipëtaret e Kosovës është i papranueshem, e që është e dhimbëshme se si shqipëtaret e Shqipërise nuk i shfrytëzojne këto provoja të hidhura të bashkëkombasve të tyre nga Kosova.

Nga Serbija e tanishme, Kosova dhe faktori nderkombetar kërkon që gjatë bisedimeve të arrihet njohja reciproke mes Sërbisë dhe Kosovës, në kufijt e tanishëm që ishin edhe në të kaluaren si me Kushtetuten e Jugosllavisë të viteve 1974 e që nga ai shtet i ish Jugosllavise, tani janë 7 shtete të pavarura, dhe të gjitha këto shtete gjinden po në ata kufij të asaj kushtetutës të ish Jugosllavisë.

Me qē Serbija tani është shënjestrua nga faktori ndërkombëtar si shteti më problematik-luftënxitës që bëri edhe shumë luftëra me shtetet tjera si me Sllovenin, Kroacin, Bosnjen e Hercegovinen si dhe me Kosovën, tani ky shtet i gjindur në një situatë të tillë të palakmueshme, e kur shtetet e Amerikës si dhe ato te BE po bajnë presion që të arrihet njohëja reciproke Kosovë-Sërbi, Aleksander Vuçiq po tenton të përqendrohet në një shtet ballkanik për shtetet që ende nuk kanë arritur t’iu bashkangjiten BE.

Prandaj Vuçiq po bënë qmos që ti shtinë në lëvizje edhe këto shtete ballkanike që ende nuk i kanë plotësua kushtet të jenë antare të BE, dhe së bashku ta krijojnë një Jugosllavi të re por me tjetër emër, dhe në këtë iniciativë besniku më i madhe dhe më i përafert i Vuçiqit po i bëhet Edi Rama, kurse percjellësi i tij Zoran Zajev. Në këto rrethana Vuçiqi është i vetmi president i një shteti të huaj që iu është dhënë e drejta të flas në kongresin komunist Kinez.

Ai ka marr shumë ndihma financiare dhe premtime nga kinezet nëse ai i ndihmon ata për të depertuar në tregun evropian e sidomos duke e shfrytezuar detin shqipetar. Ndërsa Maqedonia i nivejitet per kalimin e mundeshem të mallrave që do të transportohen nga ndonje port detar i Shqiperisë që do të u nderlidhte me shtetet e BE dhe kontinente tjera. Andaj edhe treshja Vucic, Rama, Zaev krejt këtë e bejnë për interesat e tyre përsonale, e sidomos nën ndikimin e shtetit të Sërbise, prandaj levizja e lirë është vetëm propogand për ta mashtruar popullin. Kjo është një marrveshje antievropiane dhe antiamerikane, sepse për një lëvizje të lirë dhe pa kufij janë shtetet e BE, e që duhet të pretendojnë të antarësohen të gjitha në BE, por paraprakisht ato shtete duhet ti plotesojnë ato kushte sikur i kanë paraparë BE.

Një përforcim ekonomik i Kines që do ta shtrinte ndikimin e sajë në këto teritore të regjionit ballkanik që nuk i shkon përshtati interesave evropiane dhe amerikane, prandaj edhe këto shtete të Ballkanit duhen të insistojnë në plotësumin e kushteve që i kërkon BE, dhe me antarësimin e ketyre shteteve në BE, edhe Evropa do të është ma stabile dhe me e pasur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".