Një pyetje publike:Pse nuk po u ndahen shqiptarëve padrejtësitë dhe vuajtjet?!  

Një pyetje publike:Pse nuk po u ndahen shqiptarëve padrejtësitë dhe vuajtjet?!  
Një pyetje publike:Pse nuk po u ndahen shqiptarëve padrejtësitë dhe vuajtjet?!  

Skender Kapiti

  • 03 August 2021 - 10:19

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Këtë pyetje po ua drejtoj gjithë opinionit, analistëve, opinionistëve  dhe  intelektualëve të shquar.  Pse pra, edhe sot pas 100 vitesh shtet Shqipëri dhe 20 vite shtet Kosovë, pse shqiptarët vetëm sa po largohen nga atdheu prej vuajtjeve dhe prej padrejtësive e tradhtive të politikës e të politikanëve të vet?!

Shqiptarët luftuan dhe fituan lirinë dhe shtetin e tyre në vitin 1912, dhe Kosova në vitin 1999, dhe shqiptarët kanë vuajtur prej padrejtësive që i kanë shkaktuar pushtuesit romakë, bizantinë, osmanë e sllavë, po tani në liri dhe në shtetet kombëtare shqiptare pse vuajnë  akoma shqiptarët prej padrejtësive dhe prej tradhtive?

Unë në  Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” kam shprehur mendimin tim për shkakun se pse shqiptarëve nuk po u ndahen tradhtitë, padrejtësitë e vuajtjet. Dhe meqenëse shumë pak e rrallë kush më ka lexuar ato të cilat unë i kam konstatuar si shkaqe të prapambetjes , padrejtësive dhe të vuajtjeve që nuk po u ndahen shqiptarëve, sot   vendosa  që t’u  bëj këtë  pyetje dhe t’i përgjigjen asaj historianët, filozofët,dijetarët, politikanët, patriotët, mediatikët e vërtetë  dhe intelektualët e tjerë të cilët cdo ditë shkruajnë dhe japin leksione e opinione nëpër media e gazeta. Presim përgjigje prej tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".