Reciprociteti i Albin Kurtit, sfidë kundër ndarjes së Kosovës dhe “Ballkanit të Hapur”

Reciprociteti i Albin Kurtit, sfidë kundër ndarjes së Kosovës dhe “Ballkanit të Hapur”
Reciprociteti i Albin Kurtit, sfidë kundër ndarjes së Kosovës dhe “Ballkanit të Hapur”

Skender Kapiti

  • 03 August 2021 - 15:22

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, diçka që e kishte premtuar edhe para zgjedhjeve të cilat e nxorën fitues Lëvizjen Vetëvendosje.Një vëzhgues e njohës kompetet i politikës, diplomacisë dhe të marrëdhenieve ndërkombëtare, këtë qëndrim të palëkundër të KURTIT  që ai nuk heq dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë , kjo gjë vlersohet se Kurti kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, gjë të cilën ai e ka mbrojtur edhe më parë, por kunder së cilës ishin komplotistët  AAK, PDK dhe të LDK të cilet e rrëzuan qeverinë KURTI 1 pikërisht dhe kryesisht për këtë.

Ky qëndrim parimor , konkret, real e burrështetas i KURTIT , e që de fakto është një kundërshtim dhe asgjësim i tentativës  Vucic-Rama -Thaci për ndarjen e Kosovës , si dhe kundërshtim i marrëveshjes antishqiptare e sidomos antiKosovë të të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”  të Vucic-Rama-Zaev, një emertesë kjo  që zëvëndësoi atë të minishengenit Ballkanik. 

Kjo është me pak fjalë domethënia thelbesore që ka si vizion Albin KURTI , dhe që nuk ka shumë nevojë për të hulumtuar e gjetur fjalë e tjerrje të tjera intelektuale e filozofike nga opinionistë e analistë të ndryshëm. Kjo u duhet thënë me pak fjalë, thjesht e kuptueshëm opinionit, që dy tentativat e mësipërme dhe qëndrimet e Ramës e të Thacit janë kundrashqiptare e antiKosovë. Këtë qëndrim të KURTIT duhet ta mbështesë edhe opozita në Kosovë si dhe e gjithë politika në Shqipëri, sepse kjo është reale dhe e duhura për shqiptarët e për Kosovën , per konsolidimin e forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe per integrimin e duhur ne BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".