Në Kosovë votohet partia dhe jo programi!

  Në Kosovë votohet partia dhe jo programi!
  Në Kosovë votohet partia dhe jo programi!

Muhamet Kelmendi

  • 04 August 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë shumë afër. Ato do të shkojnë sikurse edhe vetë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të deritashme. Nuk ka mundësi që qytetari i ynë të japi votën sipas pikëpamjeve programore dhe edhe qëllime të parapara për zgjidhje të çështjeve në komuna. Zgjedhjet do të bëhen edhe tash me ndikime politike nëpër bastionet komunale që janë. Por, jo në tërësi, sepse disa komuna veç kanë ikur nga bastionet dhe kanë rrëshqitur në anën tjetër, duke dhënë votën në kuadër të faktorëve tjerë, si të kandidatit e të partisë, por jo edhe të programit zgjedhor.

Edhe në zgjedhjet 17 tetorit pres që të kemi disa ndryshime por jo në përmasa të mëdha. VV do të arrin të futet në pushtet lokale më shumë se deri tash. Megjithatë, VV nuk ka pozita të forta në komunat ku kanë partitë tradicionale bastionet e veta partiake. Edhe tash votat për pushtet lokal do të varen nga qendra e partisë. Nuk kemi ende gjendje ku programi është bazë e dhënies së votës. Pritet që të kemi një gjendje shumë të paparë në disa komuna.

Kjo kryesisht sipas partisë dhe anëve ku kandidohet . Në këto anë nuk ka rëndësi programi por partia. Kështu është me VV, LDK, PDK dhe me AAK. Të gjitha këto parti i kanë anët e veta dhe shumë pak luan roli i kandidatit apo programi politik. Nevojiten edhe shumë kohë që të vijmë në  një gjendje ku programi dhe kandidati janë bazë e dhënies  së votave.

E kjo arrihet me ngritjen e vetëdijes së zgjedhjeve. Vetëdia  nuk mund të arrihet shpejt. Dy decenie janë shumë pak për ngritje të vetëdijes politike dhe zgjedhore. Kjo shihet nga krahinat ku votohet dhe nga kandidati e partia që vjen e ku është kryetari i saj. Këto dobësi nuk do të tejkalohet as me 17 tetor në zgjedhje. Duhet edhe shumë kohë që programi të jetë bazë e votës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".