Shqiptarët janë krenar me Albin Kurtin e me Vjosa Osmanin

Shqiptarët janë krenar me Albin Kurtin e me Vjosa Osmanin
Shqiptarët janë krenar me Albin Kurtin e me Vjosa Osmanin

Skender Kapiti

  • 04 August 2021 - 12:36

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Kombi shqiptar krenohet  për faktin se sot në Kosovë në krye të punëve të shtetit janë  këta  dy burrështetas të vërtetë,  dhe si më të merituarit në tërë historinë e shqiptarëve që kur shqiptarët e shpallën pavarësinë e Shqipërisë etnike në vitin 1912. Askujt mos t’i duket habi ky konstatim e vlerësim i mi nga Shqipëria, pasi në Shqipëri ka një terr dhe embargo jo vetëm politike por edhe mediatike karshi këtyre dy personaliteve të larta shtetërore, KURTIT dhe OSMANIT.

Albin KURTI e Vjosa Osmani janë dy personalitete të pastër, të painfektuar nga korrupsioni, krimi e hajnija: janë patriotë e që nuk bëjnë jo pazare, por nuk bëjnë asnjë lëshim në dëm të interesave   kombëtare për përfitime politiko-ideologjike, pushteti e për interesa personale hajnije e pasurie.

Të gjithë të tjerët duke filluar që me Esad Toptanin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Sali Berishën,Fatos Namon e sidomos me Esadin e sotëm, me Edi Ramën ,  të cilët e kanë drejtuar Shqipërinë, ata për interesa personale,familiare e klanore,  politiko-ideologjike dhe për pushtet ata kanë edhe tradhtuar publikun e  interesin kombëtar, dhe sidomos Kosovën.

Këtë e verteton dhe e ka shënuar tashmë me fakte  historia dhe historianët e paktë që janë të vërtetë, të guximshem , patriotë dhe  të lirë e të pakorruptuar nga politika e pushteti.

Po kështu ka ndodhur edhe në Kosovë me famëkeqin ishPresidentin Thaci dhe me Isa Mustafën e kompaninë e  politikës së pushtetit të para KURTI-OSMANIT.

Për herë të parë në historitë shtetërore të të dy shteteve shqiptare me KURTIN dhe OSMANIN shqiptarët kanë në krye të shtetit dy shtetarë të përgjegjshëm para kombit e shtetit.

Ky fakt është meritë e popullit shqiptar  heroik e patriotik të Dardanisë, i cili me 14 Shkurt 2021 me referendum ndëshkoi ashpër politikën e korrupsionit, krimit, të hajnisë e të tradhtisë duke ia besuar qeverisjen KURTIT dhe OSMANIT. Me KURTIN Kryeministër dhe me OSMANIN  Presidente janë të gjithë shqiptarët, por nuk janë me ta  as  politika në tërësi në Shqipëri dhe as opozita politike në Kosovë PDK, LDK e AAK, pasi ato janë të njollosura dhe kanë të hipotekuar marrëzira e turpe, korrupsion, hajni e zullume dhe tradhti ndaj shqiptarëve.

Prandaj është detyrë patriotike ajo se  duhet që intelektualët e mediat shqiptare të mbështesin e të inkurajojnë KURTIN e OSMANIN në realizimin  e premtimeve të tyre  dhe në realizimin e misionit dhe të detyrave të mëdha shtetërore e kombëtare,  për ndërtimin e një Republike demokratike e moderne, për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, për mposhtjen e ndëshkimin e krimit e të korrupsionit , për mbrojtjen e interesave të larta kombëtare dhe për prosperitetin e mirëqënien, si  dhe për integrimin në BE.

Duhet që mediat e Tiranës te clirohen nga neglizhenca djallëzore kosovarofobe, pasi ato më shumë hapësirë e interesim tregojnë p.sh. për Vucicin e Zaevin se sa për KURTIN e OSMANIN. Më shumë pothuajse te gjitha mediat e Tiranës trajtojnë tematika ordinere e të parëndësishme,kronika krimesh gjithfarëshe se sa tema me rëndësi jetike e kombëtare. Ndryshe krejtësisht  janë mediat e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".