Shteti serb vepron vetëm me dhunë kriminale

Shteti serb vepron vetëm me dhunë kriminale
Shteti serb vepron vetëm me dhunë kriminale

Muhamet Kelmendi

  • 04 August 2021 - 16:15

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Nuk mendoj se në kuadër të ndertimit të shtetit të së drejtës,  se Serbia është në rrugën e duhur juridike. Padia kundër kriminelëve Vuçiq e Vulin nuk tregon se ky shtet u nda nga e kaluara dhe se po ndërton drejtësi për të gjithë. Nga kjo padi nuk ka ndonjë perfundim juridik. Kjo për faktin se edhe juridikisht nga pozita që është ka mbrojtje juridike Vuçiq e Vulin në proces.

Në anën tjetër, padia e tillë ka për qëllim për të treguar se në Serbi është shteti i së drejtës dhe se nga ndjekjet dhe përgjegjësitë penale nuk është i perjashtuar as kreu i shtetit. Sidokudo mbetet të shihet perfundimi dhe ky përfundim nuk mendoj se ka me pasur drejtësi. Në shtetin serb është cdo gjë dhe nuk ka asgjë juridike.

Nuk ka drejtësi dhe fare nuk mendohet se shteti juridik funksionon. Serbia është shumë larg këtij qëllimi dhe këtej i duhet punë e madhe për të ndërtuar shtetin juridik. Gjithë kohën sa nuk ndiqen edhe kriminelët e luftës dhe si shteti nuk vepron në gjetjen dhe rehabilitimin e të zhdukurve, drejtësia është larg. Në Serbi ka mjaftë dhe me bollëk organizata kriminale.

Ato janë shumë të ngulitura në shtet dhe e ka vështirë shteti të ndahet nga ato. Krimi dhe kriminaliteti politik dhe ekonomin sundon ne shtet. Ai qe percakton politiken, ekonomine, raportet e jashtme dhe pretendimet territoriale, ndaj te tjereve, eshte krimimi dhe dhuna shoveno serbomadhe. Per keto interesa shkojne edhe ne dhune te gjete shteterore.

Eshte ne politiken e shtetit, qe ne raportet me shqiptaret dhe me Kosoven, te sundon dhuna. Serbia vepron kudo ku ka mundesi me dhune ndaj cdo kujte qe cenon keto interesa dhe pikepamjet serbomedha. Ata i nenshtrohen vetem forces.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".