Zjarret po i rrezikojnë pyjet e Kosovës.!

Zjarret po i rrezikojnë pyjet e Kosovës.!
Zjarret po i rrezikojnë pyjet e Kosovës.!

Ismail Muçiqi

  • 05 August 2021 - 09:19

Opinion me shkas

Shkruan:Ismail Muciqi

Në këto ditë të vapës e cila po mbretëron në gjithë rajonin gjithandej Ballkanit dhe Evropës po arrijnë lajme për shpërthimin e zjarreve me përmasa shqetësuese. Në Republikën e Kosovës e cila posedon me 100 e 20 mijë hektarë pyjesh e prej tyre 10 mijë hektarë i takojnë parkut kombëtar.

Vite me radhë për shkak të fatkeqësive të ndryshme natyrore dhe papërgjegjësisë të qytetareve nga zjarret janë dëmtuar me mija hektarë pyjesh pasuri kjo kombëtare e Republikës së Kosovës. Këto ditë në rajonin e Pejës dhe të Suharekës Forca e Sigurisë së Kosovës edhe nga njësitë e KFORI-t po bëjnë përpjekje për ti shuar zjarret të cilët kanë marrë përmasa shqetësuese dhe po e rrezikojnë pronën publike dhe atë private duke rrezikuar edhe shtëpitë e banimit dhe jetën e banoreve. Zjarret po e shkatërrojnë Florën dhe Faunën dhe po e ndotin natyrën gjithandej.

Është shqetësues niveli i organizimit dhe përgjegjësisë i strukturave të pushtetit lokal të cilat tani janë kompetente dhe kanë përgjegjësi në ruajtjen dhe menaxhimin në bazë të hartave katastrale të Komunave. Vite me radhë është folur për njësitë e Zjarrfikësve nëpër Komunat e Kosovës të cilat kanë mbetur të pa përkrahura nga institucionet dhe Qeveritë e shkuara.

Numëri i Zjarrfikësve nëpër Komunat e Kosovës është i pa mjaftueshëm në bazë të numrit të fshatrave dhe të popullsisë që jetojnë nëpër Komunat e caktuara. Pozita materiale e Zjarrfikësve është shumë e pa kënaqshme. Vite me radhë në këtë institucion nuk janë bërë investime dhe mungojnë mjetet adekuate teknike dhe efikase për shuarjen e zjarreve. Po thuajse në të gjitha Komunat mbizotëron një pasivitet dhe papërgjegjësi karshi mbrojtjes të pronës publike [maleve të Kosovës].

Qytetarët nëpër fshatra dhe bashkësi lokale u mungon organizimi dhe aktivizmi politikë dhe shoqëror për të ndërmarrë veprime konkrete në vedisimin e qytetareve dhe ne edukimin e tyre ndaj pronës shtetërore. Vet fakti se me vite të tëra nëpër fshatra dhe bashkësi lokale nuk organizohen mbledhjet dhe tubimet e qytetareve për ti trajtuar problemet dhe nevojat jetike të popullatës dëmet gjithsesi janë të pritshme. Njeriu duke udhëtuar nëpër viset e ndryshme të Kosovës i bjen në sy tymi nëpër arat dhe kodrinat e ndryshme të cilat janë ndezur me qëllim apo pa vetëdije nga ana e dorës së njeriut.

Demet nga zjarri janë vështirë të riparueshme dhe me pasoja dhe humbje ekonomike. Për ti parandaluar duhet një mobilizim i gjithanshëm i qytetareve dhe institucioneve të Shtetit. Këto përpos ekipit Zjarrfikësve të cilët në këto ditë duhet të jenë mobil dhe vigjilent duke vëzhguar gjithandej terenin, përgjegjësi kanë edhe institucionet e sigurisë përkatësisht Policia e Shtetit dhe Gjykatat të cilat kanë obligim që ti identifikojnë dhe dënojnë të gjithë ata qytetarë apo individë të papërgjegjshëm të cilët e rrezikojnë pronën publike, e ndotin e ambientin dhe e rrezikojnë jetën e qytetareve. Mendoj se mjetet e informimit përkatësisht televizionet të cilat po mirën me debate politike dhe po i helmojnë qytetaret është më mirë të raportojnë nga tereni duke ju dhënë mesazhe qytetareve se si te veprojnë.

Shkrimet në këtë rubrika nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".