Shqipërisë i duhet DEFINITIVISHT një lëvizje e re qytetare!

Shqipërisë i duhet DEFINITIVISHT një lëvizje e re qytetare!
Shqipërisë i duhet DEFINITIVISHT një lëvizje e re qytetare!

Fadil Maloku

  • 05 August 2021 - 09:29

Shkruan:Sociologu-Fadil Maloku

Qou vadis o Shqipëria e Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës, Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan S. Nolit...? Edvin Rama, i verbuar nga "madhështia e fitores (lexo; masakrimit të votës qytetare, pra, blerjes masive nga të "ardhurat" e kanabisit!)demokratike", dhe nga ca "këshilla" antishqiptare të Sh.M dhe B.H. ua ka nisë ta shpërfill haptas dhe frikshëm qeverinë aktuale kosovare, dhe KM. e saj Albin Kurti. Për të shpëtuar nga kthetrat e kësaj qeverie mafioze, Shqipërisë i duhet një lëvizje e re aktive qytetare. Një lëvizje, me një lidership të liruar nga hipotekat, stereotipitë dhe paragjykimet e së kaluarës (enverizmit stalinist) pastaj pengesat e tranzicionit (lexo; telasheve të kanabisit!), si edhe interesave greko-sllave që po përpiqen të instalohen përmes Rusisë (lexo: Serbisë) dhe Kinës.  Pra, Një lëvizje ku luftimi i krimit, korrupsionit, klientizmit politik, nepotizmit, etj. do bëheshin agjente nxitëse dhe imperative kryesore socio politikë për vendin, i cili lëngim të mekanizmave ndërkombëtar është identifikuar si shteti më i varfër dhe me shkallë më të lartë korrupsioni, në kontinent!? Ndryshe, Shqipëria me këtë trend krimi e korrupsioni, as për 50 vitet e ardhshme, s'ka shanse të behet pjesë e BE-s. Ajo me Edi Ramen, mund të bëhet vetëm vasale sllave e "Open Balkanit"(lexo; "Mini-Shengenit")

3. Qytetaria shqiptare ka shumë veti e kulturë evropianë, por kanë një kastë matrapazësh e mercenarësh politik që në emër të demokracisë ka uzurpuar pozita kyqe në shoqëri. Duke folur në emër të kësaj fisnikërie e kulture evropiane, qeveria aktuale, si një tufë dallavergjinjësh e ryshfetgjinjësh, e ka humbur jo vetëm të drejtën politike (sepse, të atë e dhunuan publikisht) por, edhe atë sociale e morale të përfaqësimit. Pra një lëvizje e re, duhet ta ndihmojë këtë "shkurorëzim" të kësaj kaste me qytetarinë fisnike shqiptare. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".