Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve ! 

Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve ! 
Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve ! 

Skender Mulliqi

  • 05 August 2021 - 14:11

Shkruan:Skënder MULLIQI 

Në politikë po rreshtohen ata që po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem për shtet dhe për interesa nacionale.Më fjalë dhe veprime në vepër po e pushkatojnë ngadalë të ardhmën tonë.Janë rrështuar në eshalonin e parë , ata që janë duke i futur shqiptarët në telashe të mëdha. Fatkeqësitë nuk janë vetëm natyrore , ato vijnë edhe nga njerëzitë e pa përgjergjshem të politikës.

Thirrjët për konflikte dhe revanshizma  të ndërsjella që shumë kohë , mund të  na  sjellin vetëm tragjedi të reja .Arsyetimet së këto veprime  po I bëjnë për të mirën e shtetit, janë të pa argumentuara dhe janë   banale.Kur shënjestrohet para së të shtrohet pyetja për temën e caktuar , kjo nuk I kontribuon të mirës.Nuk është e mjaftueshme besatimi I rremë , nuk është I mjaftueshme betimi në të vertëten , në menqurinë , kulturën, shkollimin , kur punët flasin krejt ndryshe , me keq.

Rreshtimi në radhën e parë të pushkatimit medial para të cilit shpesh po gjenden dy shtet tona , kësaj nuk I thonë të bërit politikë ! A janë fajtorë njerëzit e caktuar të politikës , apo jemi fajtorë të gjithë ne?! Sigurishtë fajtor për lëshime dhe gabime të mëdha apo të vogla janë njerëzit e politikës shqiptare , të cilët para interesave përsonale e kan humbur torruan dhe arsyen. Po futën në gjëra të këqija , pa e pyetur sovranin popull, dhe këtë po e bëjnë edhe kur janë në pyetje interesat nacionale.Mos të në shesin dushkë për gogla, së nuk ka më budallenjë në këtë botë që mos ti kuptojnë  manipulmet dhe rrenat e tilla .Shqiptarët në trojët etnike sigurishtrë së nuk I kan merituar  disa nga strukturat e tilla politike .

Duhet të pranojë  shumë kush së nuk e meriton të gjenden në rreshtin e parë të politkibërjës shqiptare.Duhet  të largohën nga aty ku gjenden  ,së I kan vu seriozisht në pëshore interesat e  shteteve shqiptare dhe I kan vu në pëshore edhe interesat e viseve tjera etnike. Nese dikush është ushtruar për manovrime  të tilla  , mos të mëndon së gjithmonë do ti ecë kungulli mbi ujë…!Kemi ardhur në një situatë kur nuk po jemi veq të robnuar politikisht , por po jemi  edhe viktima! Pushoni të na mbani fjalë  së  së jeni njerëz të politikës , kur nuk jeni… ! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".