Korça, djepi i kulturës shqiptare, a do të festojë me antishqiptarin Bregoviç?!

Korça, djepi i kulturës shqiptare, a do të festojë me antishqiptarin Bregoviç?!
Korça, djepi i kulturës shqiptare, a do të festojë me antishqiptarin Bregoviç?!

Skender Kapiti

  • 06 August 2021 - 13:47

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Thuhet e shkruhet se në Festën e Birrës , organizatorët e saj kanë ftuar një farë këngëtari serb , një farë Bregoviç, por i cili u ka kënduar dhe ka himnizuar krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës. Nese kjo është e vërtetë, atëhere ky është një injorim i madh që organizatorët e festës po i bëjnë djepit të kulturës e të qytetërimit shqiptar, Korçës së patriotizmik kombetar të penës e te pushkës,Korçës së serenatave.

Po, pse paska  nevojë Korça që të festojë me këngëtarë serb ,kur Shqipëqria e Kosova kanë shumë e shumë këngëtarë të mëdhenj. Pse a nuk e dinin organizatorët se ka këngëtare shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa. Bebe Rexha etj.  që t’i ftonte në Festën e Birrës?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".