Traditat Shqiptare të cilat u ruajtën me shekuj.! 

Traditat Shqiptare të cilat u ruajtën me shekuj.! 
Traditat Shqiptare të cilat u ruajtën me shekuj.! 

Ismail Muçiqi

  • 07 August 2021 - 14:34

 Shkruan:Ismail Muciqi

Dikur Besa Shqiptare ishte vlerë kombëtare e cila u kultivua shekuj me radhë, gjeneratë pas gjenerate. Këtë vlerë  popujt tjerë nuk e kishin. Mikpritja tek Shqiptaret ishte “Sinonim” i kohës vlerë kjo sublime shumë e çmuar tek çdo familje ne Trojet ku jetuan të paret. Humanizmi ishte virtyt njerëzorë i gjeneratave të shkuara duke u kultivuar dhe përcjellë brez pas brezi si arma më e fortë që i bashkoj njerëzit idetë dhe idealet për të mbijetuar nëpër kohëra dhe sfida të ndryshme.

Figura e Nënës Terezë ishte pasaporta e vulosur me emrin e saj e cila e vulosi identitetin e Kombit Shqiptarë në gjithë Globin. Mjerisht në kohën kur po jetojmë me ndërrimin e gjeneratave dhe të ndikimit të rrethanave shoqërore dhe të importimit të rrymave dhe të kulturave të ndryshme gjithandej këto vlera kanë filluar të zbehën, të harrohen, e mos të themi të anashkalohen në mesin tonë. Dikur Oda e Burrave ishte institucion moral i gjeneratave të shkuara në të cilat u edukuan, dhe u inspiruan gjeneratat pas gjeneratave të cilat me gjelozi dhe fanatizëm i mbrojtën idealet dhe vlerat tradicionale të Shqiptareve.

Tani në kohën në të cilën po jetojmë, kanë filluar të shkëputen rrënjët të cilat dikur ishin dekgzime të mishëruara ndërmjet gjeneratave të cilat i ruajtën dhe i mbrojtën vlerat tradicionale të popullit si ishin.. Besa Shqiptare, Mikpritja – bukdhënja dhe Humanizmi. Rrethanat në të cilën po jetojmë po ndikojnë negativisht në përafrimin e njerëzve e këtu në pozitë të pa volitshme janë gjenerata e vjetër, të cilët dikur ishte burim i mendjes dhe dijes e të cilët u respektuan gjithnjë nga brezat e ri.

Kjo kategori e të moshuarve tani është e goditur nga mosha e shtyrë, nga sëmundjet e ndryshme, nga mungesa normale e kontakteve shoqërore dhe miqësore, nga mbyllja e Odave deri tek mungesa e financave për të siguruar barëra apo për një jetë sadopak modeste. Gjenerata e pleqve e cila dikur ishte simbol i veshjes tradicionale dhe simbol i “Plisit” të bardh vlerë kjo krenari e kombit tani përditë e më shumë po anashkalohet, nga familja, nga rrethi ku jetojmë, deri tek ligjet dhe institucionet e shtetit.

Dikur plaku ishte zoti i shtëpisë fjala e ti ishte e shejtë dhe kishte peshë dhe ishte udhërrëfyese për djalin apo vajzën, për gruan apo për nusen, për nipin apo mesën të cilët me përkushtim i ruanin mesazhet dhe porosit e kryefamiljarit të shtëpisë. Sot në shumë familje baba apo gjyshi ka mbet i ulur apo i krrysur në fund të kuzhinës apo sallonit duke medituar  thellë për të kaluarën e tani duke u brengosur për kohën në të cilën po jeton, pa shpresë pa respekt, pa përkrahje si [tepricë] teknologjike. Gjatë historisë së njerëzimit popujt e ndryshëm kanë jetuar në rrethanat e caktuara por gjithmonë kanë punuar dhe sakrifikuar në mbrojtjen e kulturës dhe traditave përmes të cilave kanë krijuar identitetin kombëtar dhe shtetëror.

Ne Shqiptarët përditë dëgjojmë nga njerëzit nga komëshit miqtë duke u shprehur se në kohën në të cilën po jetojmë po ndodhin fenomene të ndryshme. Si janë humbja e respektit ndërmjet njerëzve, miqve shokëve, farefisit kjo është shqetësuese për kohën dhe për të ardhmen. Sot kudo po dominojnë antivlerë çdo gjë është shndërruar në interes material financiar dukuri kjo e cila njerëzimin e qon në dekadencë. Ne Shqiptaret kemi obligim para Zotit dhe të kaluarës historike që vlera tradicionale njerëzore të cilat i dhënë kuptim njeriut ti rikthejmë në çdo familje duke i kultivuar nga familja, nga shkolla, rrethi ku jetojmë dhe nga institucionet e shtetit të zgjedhura nga populli.

Këtë na e obligojnë edhe personalitetet e ndryshme me përmasa Botërore në krye me heroin Kombëtar Skënderbeun Nëna Terezë dhe shumë e shumë figura tjera të cilat lanë gjurmë të thella në historinë, kulturën dhe shkencën e Kombit Shqiptarë. Vetëm kështu mund të presim një ardhmëri më të ndritshme për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".