Sali Berisha,  jashtë!  Goran Bregoviq, mirë se erdhe  në Shqipëri !

Sali Berisha,  jashtë!  Goran Bregoviq, mirë se erdhe  në Shqipëri !
Sali Berisha,  jashtë!  Goran Bregoviq, mirë se erdhe  në Shqipëri !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 07 August 2021 - 17:03

Nënvizime

Shkruan:Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Në  “Festivalin e Birrës” në Korë (gusht 2021), serbin Goran Bregoviq e presin me lule, me birra, me zurla e me daire, kurse Sali Berishës, apelojnë t’ia ndalojnë hyrjen në Parlamentin e Shqipërisë !

S’ka dyshim se kjo logjikë e robit dhe e nënshtrimit para çimzes së huaj tiranike serbosllave, shqiptarët i ka lënë “hendikep” më shumë i duan të huajt sessa vetveten. Këtë e provon edhe gjendja e tyre e mjerë, të përçarë nëpër kentat dhe moçalet e vendeve fqnije sllave në Ballkan ( dikush 100 vjet në liri, dikush 100 vjet në robërinë kolonialse sllavo-bizantine). Ky është emëruesi i përbashkët i dashurisë dhe i përqafimit me kolonizuesit dhe me gjenociduesit serbo-sllavë dhe bizantinë (1912-2021).

Politika ditore nuk ka të drejtë ta anulojë votën demokratike të popullit, dhënë Sali Berishës

 *** Deputetit të zgjedhur Prof.Dr. Sali Berisha i ndalohet hyrja në Amerikë, por JO në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë derisa ai  është qytetar i lirë.

Prandaj, liderët politikë me kryeministrin e qeverisë  së Shqipërisë, Edi Rama, të kenë kujdes në sjelljet dhe në veprimet e tyre , që të përmbahen nga politizimi i statusit të deputetit Sali Berisha, sepse ky nuk ka karakter politik, por vetëm juridik, kushtetues dhe demokratik.

Nëse eventualisht politizohet vota demorkatike e popullit, dhënë Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si rrjedhim i drejtpërdrejtë i një keqkuptimi dhe keqinterpretimi politik(për qëllime dhe për interesa politike), që nuk kanë të bëjnë me ABC-në e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, atëherë, në Shqipëri do të shpërfaqet një krizë e thellë dhe serioze institucionale politike, që vendin mund ta çojë në destabilizim dhe në anarki totale.

Vendimi  i Departamentit Amerikan është  i qartë, s’ka hyrje për Berishën në Amerikë!

 Siç kemi mësuar nga masmediat, Sali Berisha është shpallur “persna non grata” nga Departamenti Shtetëror  i  Amerikës. Ky vendim zyrtar ka të bëjë me ndalimin e hyrjes së Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është e padiskutueshme dhe e qartë, Sali Berishës me anëtarët e familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Jo në Parlamentin e Republikës së Shiqpërisë, si deputet i zgjedhur nga populli. Kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë, jo assesi çështje  e karakterit  politik e as juridik ndërkombëtar.

Mirëpo, e diskutueshme dhe e pajustifikueshme ligjërisht dhe, sipas Kushtetutës në fuqi të Shqipërosë (1998), është politizimi i votës së fituar nga populli, që ia ka dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare  për deputet të Shqipërisë, më 25 prill 2021.

Juridikisht, edhe sipas ligjeve vendore, edhe sipas së drejtës ndërkombëtare, këtë votë të ligjshme demorkatike nuk mund ta anulojë askush përderisa Sali Berisha nuk është i dënuar nga asnjë gjykatë e Shqipërisë. Prandaj, derisa sa Sali Berisha të jetë në liri ka të drejtën ligjore të jetë deputet dhe të marrë pjesë në çdo seancë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Këtë të drejtë ligjore dhe kushtetuese, askush nuk mund t’ia mohojë deputetit shqiptar Sali Berisha, sepse e ka zgjedhur populli i vet me votën e lirë dhe demokratike. Kjo është alfa dhe omega e demokracisë së një vendi parlamentar demokratik.

Prandaj, thirrja dhe zhurma publike e një politike të galvanizuar  pro dhe contra shtetit të së drejtës dhe të rendit demokratik në Shqipëri, që  deputetit Sali Berisha t’i ndalohet hyrja në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë, më 10 gusht  2021, është e gabueshme dhe, tërësisht antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike, duke qenë se Sali Berisha ende nuk ka marrë asnjë thirrje nga asnjë gjykatë e Shqipërisë, që të përgjigjet penalisht për ndonjë vepër të kryer.

Pra, vetëm  nëse  Prokuroria përkatëse e Shqipërisë ka filluar ndonjë proces gjyqësor kundër Sali Berishës, atëherë mandatin e deputetit Sali Berishës mund t’ia heqë vetëm Kuvendi i Shqipërisë në bazë të ndonjë vendimi  denoncues nga ana e ndonjë gjykate, e cila e ngarkon për ndonjë vepër penale, por jo politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".