Sistemi i drejtësisë duhet te veproj vet kundër krimit per hetimin e aferës së përgjimeve dhe skemën e pastrimit të parave të pista!

Sistemi i drejtësisë duhet te veproj vet kundër krimit per hetimin e aferës së përgjimeve dhe skemën e pastrimit të parave të pista!
Sistemi i drejtësisë duhet te veproj vet kundër krimit per hetimin e aferës së përgjimeve dhe skemën e pastrimit të parave të pista!

Muhamet Kelmendi

  • 08 August 2021 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi         
                                                                                                             
Dihet që sistemimi drejtësisë është i pavarur nga politika. Ndryshe ka kohë që jipën të dhëna lidhur me keqpërdorimet e ndryshme dhe që shkojnë me qindra milionë euro nëpër institucionet e ndryshme të shtetit, duke përfshirë këtu  sidomos Komunën e Prishtinës. Të dhëna në këtë anë ka të ndryshme dhe ato janë natyrisht shumë kontradiktore. Shumë mendojnë se nuk ka fare prova konkrete. Të tjerët i numërojnë keqpërdorimet në miliona euro. Megjithatë, të dhënat që kanë dal në kohën e fundit për Dardan Nuhiun, ish drejtorin e Njësisë së inteligjencës financiare në MEF, fletë se keqpërdorimet janë shumë të mëdha dhe në çdo nivel.

Çështja qëndron te fakti se politika këtu nuk ka se çka vepron në aspektin penal. Hapja apo jo e hetimeve është çështje e Prokurorisë kompetente të kryeqytetit. Ajo nuk është çështje e Qeverisë dhe as e organeve tjera politike. Mbi këtë mund dhe duhet të reagon prokuroria, shoqëria civile dhe mjetet me informacione konkrete. Shpëlarja e parasë se piste permes ndërtimeve ne Prishtine është çështje e hapur , evidente dhe shumë e zhvilluar dhe e provuar. Ndërtime të tilla bëjnë dhe do të bëhen në çdo qytet dhe kudo ku ka mundësi. Industria ndërtuese është shumë e interesuar në mjete financiare. 


Ato po gjinden nga burimet e ndryshme ku nuk kanë mbulesë juridike mjetet. Prishtina si kryeqytet dhe me ndërtime më të mëdha prinë në rrugën e tillë te paligjshme. Sa janë ato ndërtime që janë në kundërshtim me planin e ndërtimit të qytetit mbetet  të konstatohet nga organet  dhe të vlerësohet nga organet ligjzbatuese. Por, natyrisht se ndërtime te tilla ka me bollek. Ka me siguri edhe keqpërdorime në dhënien e lejeve. Sigurisht ka shumë edhe ndërtime me mjete te pista që po spastrohen! Mirëpo, e tëra është objekt i prokurorëve special të fushës së tillë. Mos veprimi nga organet hetuese në fushën e tillë hapë mundësinë që Qeveria të intervenon me ligje dhe me mjete konkrete juridike. Këtu mendoj kryesisht në Ligjin mbi VETTING-un. Ky ndikon në sistemin e drejtësisë me spastrime dhe në përzgjedhje të reja në sistem. Kjo është punë e qeverisë. Por qeveria edhe  mundë të kërkon vet hapjen e hetimeve ndaj kryetarëve të komunave, drejtorëve a nënkryetarëve. Intervenimi i tillë në sistemin juridik nga politika është jo juridik dhe nënkuptohet si intervenim me qëllime politike përfituese. Prandaj, mbetet çështja te organet e drejtësisë. Ndaj tyre mund të kërkohet azhuritet. Ato janë kompetente për të hapur hetime dhe për të ndërmarr masa. Kjo është ana juridike.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".