Ndërhyrje urgjente për llogaridhënie në sistemin e drejtësisë, të shkarkohen Gjyqtarët dhe prokurorët të korruptuar, avokat të krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 08 August 2021 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Vetë Prokurorët dhe Gjyqtarët janë fajtor që kanë pranuar të shiten aq lehtë tek njerëzit e korruptuar dhe ata që janë me akuza tepër serioze për krimet e rënda. Nuk mundë ta dimë saktësisht pse,  por si duket këta Prokuror dhe Gjyqtar kanë harruar që janë betuar që ta zbatojnë ligjin 100%,  në përpikemi, por në fund u korruptuan, ku tani janë bashkëfajtor me ata të cilët janë dhe kanë qenë fajtor e të lidhur me krimin.

Rastet e pa-zgjidhura të 6 mujorit të parë të këtij tregojnë se sa janë të angazhuar Prokurorët dhe Gjyqtarët për drejtësi, angazhimi i tyre nuk po vërehet aspak, dhe e dyta 5728 lëndë është dashur që të përfundojnë më shpejtë se 6 muaj, derisa arsyeja e lënies anash të këtyre lëndëve është se si duket këta Ligj zbatues  po mendojnë se ende munden ta luajnë rolin e mëparshëm, të mos dhënies llogari para askujt,  por fundi për këta do jetë dënimi maksimal që do të sjell pastrimi dhe vlerësimi me ligjin VETTING. Po ashtu, paraprakisht duhet të vepron edhe Ministria e Drejtësisë e cila duhet urgjentisht të filloj me kërkimin e shkarkimit dhe degradimit të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse konstatohet se qëllimisht i kanë lënë lëndët dhe rastet e neglizhuar,  të cilët dyshohet ose konstatohet se janë edhe të korruptuar, dhe të cilët për qëllime të ulëta e korruptive  nuk e kanë përfunduar detyrën e tyre sipas Ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".