Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Vuqiçin dhe ta admirosh Bregoviçin është sikur në Izrael të admirohet Gebelsi

Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Vuqiçin dhe ta admirosh Bregoviçin është sikur në Izrael të admirohet Gebelsi
Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Vuqiçin dhe ta admirosh Bregoviçin është sikur në Izrael të admirohet Gebelsi

Skender Kapiti

  • 09 August 2021 - 11:12

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

 Bregoviç në Korçë për promovim   të antikosovarizmit dhe “Ballkanit të Hapur.

Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Vuçiçin dhe ta admirosh Bregoviçin është sikur në Izrael të admiriohet Gebelsi. Ku ndryshon Gebelsi, shefi i propagandës kriminale të Hitlerit dhe Vuçiçt, i cili bashkë me artistin këngëtar,  me antishqiptarin Bregoviçin promovohen dhe respektohen në Shqipërii.

Po i pyes politikanët shqiptarë, mediat në Shqipëri , intekektualët, akdemiket e artistët, analistët e opinionistët në Shqipëri dhe shoqërinë civile në Shqipëri se ku ndryshon genocidi  nazit mbi hebrejtë nga genocidi mbi nje shekullor  serb mbi bashkëkombasit tuaj shqiptarë të Kosovës?!

Ftesat e   Edi Ramës dhe të Bashkisë së Korçës për Kosovën e kosovarët: Edi Rama e fton Kosovën ,Eja në minishengen , por jo si shtet shqiptar, por si krahinë autonome sepse kështu e njeh Serbia akoma Kosovën; Bashkia e Korçës i fton artistët dhe bisneset kosovare , por i fton për të mos ardhur sepse aty është i ftuar nderi, Bregoviçi.

Ky është shteti i këtij pushteti, po ku janë intelektualët, mediat, opinonistët , analistët ,opozita dhe shoqëria civile në Shqipëri të cilat nuk reagojnë ?!

Ftesa për Bregoviçin në Korçë për festën e birrës,është një provokim i rëndë për patriotizmin shqiptar dhe një promovim antiKosovë. Si ka mundëi që organizatrtorëve e kësaj feste mos t’u shkonte në mënd që të ftononi Rita Orën , Dua Lipën dhe as p.sh. as dy kampionet olimpike Distria Krasniqin e Nora Gjakovën por mjë artist antishqiptar si Bregoviçi?!

Gjermania edhe sot tani pas 76 vitesh dënon edhe rojet e kampeve naziste, ndërsa Edi Rama e serbofilët nga Shqipëria i thonë Kosovës harrojeni të shkuarën , e madje Tirana edhe “rehabiliton” ishministra e të tjerë mbështetës të genocidit serb në Kosovë si Vuçiç e Bregoviç.

Rama ka hyrë në histori si rehabilitues i kriminelevë serb të luftës të ishministrit të Millosheviçit , Presidentit serb Vuçiç me të cilin firmosi minishengenin antishqiptar  të “Ballkanit të Hapur” duke izoluar Kosovën dhe duke i hequr izolimin Serbisë, e duke rehabilituar edhe mbështetësit artistik të genocidit serb si këngëtarin Bregoviç. Pra Kryeministri shqiptar dhe rilindasit e tij  janë kundër shtetit të Kosovës dhe nuk njohin genocidin serb në Kosovë.  Rama po i bën provokim të madh patriotizmit shqiptar, po promovon në Shqipëri antikosovarizmin. Ai urren në maksimum Kosovën,por në Kosovë  ka akoma fatkeqesisht   enveristë dhe  të verbër që i besojnë atij ,por ka edhe serbofilë e nostalgjikë për Jugosllavinë që e admirojnë atë.

A e di Bashkia e Korçës se edhe Polonia dhe Ukraina i kishin anuluar koncertet e këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për shkak të përkrahjes që ai kishte shprehur për pushtimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues rus në Krime dhe sanksioneve ndërkombëtare, Bregoviçi kishte mbajtur një koncert në Sevastopol të Krimesë, ku e kishte lavdëruar Rusinë dhe kishte thënë se shpresonte që Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”. Si do të ndjehen e do të shfajësohen nesër Organizatorët pas  Festës së Birrës së Korçës  dhe kur të mos jenë më në krye të Bashkisë për këtë veprim të papërgjegjshëm të tyre , për  ftesën  Bregoviçit, dhe kur madje ai jo vetëm se është një antishqiptar , por ai edhe është edhe antiperendimor kur thotë se Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”.

Nuk e ka ftuar qytetaria korçare dhe as ajo biznesore Bregoviçin por e ka ftuar politika antishqiptare ,sidomos ajo antikosovare e Tiranës.

Bashkia e Korcës e fton    Bregoviçin per të përcarë shqiptarëet dhe për të promovuar “Ballkanin e Hapur”. Drejtuesit aktualë të Bashkisë së  Korçës janë zgjatim politik periferik i Edi Ramës dhe të rilindjes socialiste. Kjo Rilindja e Edi Ramës po rezulton se paska qenë rilindje e nostalgjikëve dhe e serbofilëve shqiptarë._Nuk kishte pse drejtuesit  Bashkisë së Korçës t’i bënin ftesë një artisti serb shovinist e kriminal . Nëse nuk bëhej kjo festë pa serbë,të paktën Bashkia të ftonte ndonjë kengëtar tjetër serb i papërlyer në aventura e këngë kundër shqiptarëve dhe frymëzuese të krimeve serbe mbi shqiptarët e Kosovës.  Për të mos u zgjatur shumë Bashkia e Korçës nuk kishte pse ta “pasuronte” aktivitetin antiKosovë të Kryeministrit Edi Rama, i cili kosovarëve u ka vendosur traun e ndarjes në “Rrugën e Kombit” , dhe me Ballkanin e hapur  ua hapi rrugën serbëve për të dalë në Adriatik dhe për ta izoluar Kosovën, Edi Rama është mbështetësi kryesor edhe i idesë për ndarjen e Kosovës. Nuk kishte pse Korça , qëndra e shqiptarizmit kulturor e gjuhësor  dhe e shkollës shqipe, e mësonjëtores së parë shqipe  dhe djepi që lindi e rriti aq shumë e shumë rilindas, nuk kishte pse Bashkia e Korçës  ta njollosë Korcën me tingujt e me zërin e një antishqiptari si Bregoviç . 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".