Turbokozmopolizmi i Mero Bazes dhe Mustafa Nanos, është i mjerë dhe zuzar!

Turbokozmopolizmi i Mero Bazes dhe Mustafa Nanos, është i mjerë dhe zuzar!
Turbokozmopolizmi i Mero Bazes dhe Mustafa Nanos, është i mjerë dhe zuzar!

Fadil Maloku

  • 09 August 2021 - 14:12

Rasti i Bregoviçit është një rast ideal për turbokozmopolistët post modernist, që na i la në trashëgimi “martesa” e komunizmit stalinist të tipit më të egër dhe më të vrazhdë të qeverisjes ndonjëherë me njerëz!? Rasti i Bregoviçit është po ashtu një dëshmi e gjallë për të parë aktivimin vullnetar të ca ish gazetarëve, sikurse i frustruari mercenari dhe frymëzuesi i turbokozmopolizmit postmodenrnist.  Çdo gjë do ishte ok, sikur i njëjti të mos bënte “kujdestarinë” e një kinse security kulturor, i cili sa herë që krijohen situata si kjo me Bregoviçin “aktivizohen” sikurse celular e fjetura të Al Kaides!?

Avokatura që i bë Meri Baze, bashkë me thënien e (serbi më serb se çdo serb i Serbisë) Mustafa Nanos dhe të tjerëve, që përveç protagonizmit mediatik po e materializojnë edhe materialisht nga burimet serbi-ruse. Turbokozmopolizmi i i inkurajuar nga këta “ushtar shvejkian” (në fakt serbian!?), nuk duhet assesi të lejohet të zgjerohet dhe të marr përmasat e një ideologjie e aq më pak histerie kinse të dobishme e shqiptarisë! Arsyet janë të shumta, por kryesorja është̈ se nuk duhet të lejojmë që të me vetëdije tē plotë, të qojnë “ujë në mulli të Serbisë”!?”Mulli”, i cili përmes tipave të këtyre mercenarëve mediatik, e në emër të kinse një kozmopolitizmi serbo-shqiptar, po mundohet të na shet “dushk për gogla”.

Ky tip turbokozmopolizmi, jo vetëm që është i hershëm (sepse s’i ka ardhur “koha e lindjes”); i panevojshëm (shkaku i shtetësisë ende të brisht kosovare): por, është̈ i mjerē (edhe si ide edhe si koncept e edhe si iniciativë) dhe tejet zuzar (sjelljet e tyre të stilit të rrugaçërisë)!Turbokozmopolizmi i tipit merobazian dhe nanoist, pa një arritje të lartë ekonomike, sociale e politike, pra, pa një kusht e pretekst ekspansioni… ,është varësi qëllimkeqe dhe degraduese, për një komb si ne kur tani pas luftës, i kemi gjitha para dispozitat e zhvillimit dhe emancipimit normal

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".