Bregoviqin nuk e dua sepse nuk e duan shqiptarët e Kosovës, kaq e thjeshtë është!

Bregoviqin nuk e dua sepse nuk e duan shqiptarët e Kosovës, kaq e thjeshtë është!
Bregoviqin nuk e dua sepse nuk e duan shqiptarët e Kosovës, kaq e thjeshtë është!

Rexhep Shahu

  • 10 August 2021 - 16:38

Shkruan ANALISTI- Rexhep Shahu

Ky është fakt i vetëm, i mjaftueshëm për mua që të mos e dua dhe të mos jem dakort që ai të bilbiloje në Korçë e askund në Shqipëri. Unë nuk do të zihem me vëllain për kojshine.

Nuk do të gjurmoj fakte të tjera se nuk jam ekspert as juri dhe nuk e kam këtë qëllim, nuk bëhet fjalë për festival këngësh, bëhet fjalë për një koncert artistik politik në Korçë.

Politik sepse u zgjodh ai këngëtar serb e nuk u zgjodh pahiri në këto momente e nuk u zgjodh psh një italian apo grek, apo rus a spanjoll.

Serbët nuk kanë nevojë që ca shqiptarë të bëhen serbe e më serbe se serbët e as shqiptarët nuk kanë nevojë që ndonjë serb të bëhet shqiptar.

Unë nuk jam internacionalist, as modern, as deledash as spiun.

Ju qe e doni shumë, ju modernet, kozmopolitet, ju shijuesit e artit elitar, mund ta merrni Bergoviqin nëpër shtëpitë tuaja, në odat tuaja të bëni muzikë dhome me të, mund ta bëni dhëndër, kumbar, krushk mund ta bëni, por nuk mund të më imponohemi ta dua Bregoviqin edhe kur nuk e do Kosova. As edhe pse e duan ideologjikisht e politikisht e internacionalikisht disa enveriste në Kosovë, disa njerëz që kanë bere dhe burg në Jugosllavi dhe duan Enverin me shume se vëllanë.

Pro Bregoviqet, enveristet e Kosovës, modernet shqiptare as dele as dash që jetojnë edhe nëpër botë e që shiten si mendjet e arta shqipe, ata që na thonë idiote a nuk shihni se presidenti serb Vuciq pret Inva Mulen... pra a nuk shihni sa i mire është Vuciqi... po vazhdojnë te na vënë me shpatulla për muri dhe të na thonë vrazhdë, faktet, ku i kini faktet që është i keq Bergoviq, pse nuk e doni Bregoviqin...

Arroganca e miqve e servileve të qeverise Rama është e peshtire. Kujtojnë se po ia bëjnë qejfin Edi Rames dhe nuk e dinë as e kuptojnë se Edi Rama as nuk ka nevojë për servila e as nuk i llogarit, nuk i hyjnë në pune.

Ku i kini faktet se është i keq Bregoviq pyesin me cinizëm.

Unë e kam shtruar dhe e shtroj kështu problemin, nuk e di a është i keq a i mire Bregoviq, nuk e di kush e do e kush jo nga shtetet e ndryshme, por di se masa apo opinioni në Kosovë nuk e do se ai këngëtar i kujton masakrat serbe. Vetëm pse nuk e duan shqiptarët e Kosovës që janë vëllezër me mua nuk e dua as unë Bregoviqin, nuk jam dakort që disa deledashe ta ftojnë në Shqipëri, nuk jam dakort dhe kaq, është e thjeshtë.Po nuk erdhi e nuk këndoi ai në Korçë nuk shuhet dielli, por edhe po këndoi ai në Korçë nuk bien njerëz nga qielli... Dava tallavaje politike aspak artistike.

Nuk do të lejoja që për një Bregoviq, apo Vuqiq, apo për cilindo njeri te ndizej debat i kote dhe retorikë fyese mes shqiptarëve.

Sa poshtë kemi rënë, për një serbo-boshnjak-kroat-cigan-apo qoftë ufo a marsian zihen shqiptarët me njeri tjetrin. E bëjnë Bregoviqin kauzë. Disa të kultivuar gjasme, duan me shume një serb se vëllain në Kosovë. Bëhen më serbin. Si në kohën e Titos dhe vëllazërim bashkimit, apo si në kohën e Enverit kur shkruante Zëri i popullit, miqtë kosovare e vëllezërit kineze...

Shqiptarët enveriste të Shqipërisë që duan ti hyjnë te bolet Edi Rames na turren, ku i kini faktet kundër Bregoviqit dhe na tregojnë se e njohin dhe hyjnë garant për Bregoviqin dhe nuk e fshehin përbuzjen kundër shqiptarëve të Kosovës dhe bëhen më Bregoviqin e jo me shqiptarët folklorike nacionaliste.

Enveriste të ndryshëm që sot nuk u falet enverizmi se ka tri dekada që janë njohur ligjësitë e Enverit, enveriste të Kosovës që thonë mirë ua ka bere Enveri kosovarëve që e linin borë dhe e gjenin dimër në Shqipëri, mirë ua ka bere qe i ka vra e masakrue, pra enveriste mbase spiuna që shiten edhe si pronare apo ideologe te luftës, që lavdërojnë Vuqiqin se pret Inva Mulen këngëtare nga Tirana dhe gjasme ne apo Rama nuk po presim me lule Bregoviqin, enveriste që janë dakort me çdo të ligë që bën Edi Rama apo socialistët e komunistet kundër Kosovës, janë dakort me Titon dhe Enverin edhe pse kanë bere burg nga Tito dhe Enveri, këto pra na janë turre e po na mbysin për Bregoviqin dhe janë gati të shkelin mbi shqiptarët e Kosoves për të fituar simpati serbe.

Serbe e shqiptare jemi të dënuar të jetojmë bashkë, të bashkëjetojmë pas luftërave e vrasjeve, por na ka hije të bashkëjetojmë me dinjitet, të mos ia cenojnë krenarinë e dinjitetin tjetrit. Serbët nuk kanë nevojë që ca shqiptarë të bëhen serbe e më serbe se serbët e as shqiptarët nuk kanë nevojë që ndonjë serb të bëhet shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".