A ju duhet politikajve Shqiptarë një Anton Qetë?!.

A ju duhet politikajve Shqiptarë një Anton Qetë?!.
A ju duhet politikajve Shqiptarë një Anton Qetë?!.

Ismail Muçiqi

  • 11 August 2021 - 13:50

Shkruan: Ismail Muciqi

Në kohën në të cilën po jetojmë skena politike Shqiptare gjithandej në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në viset tjera është e përqar më shumë se asnjëherë më parë. Nëse e analizojmë lidershipin politikë në Shqipëri gjendja është shqetësuese mos të themi alarmante, për një Shtet i cili më shumë se një shekull ka fituar Pavarësinë. Mjerisht Shqiptarët gjithandej jashtë trojeve të Shqipërisë Etknike gjithmonë kanë ëndërruar se Shteti ëmë [Shqipëria] do të jetë lokomotiva kryesore e cila duhet tu ndihmojë edhe pjesëve tjera ku jetojnë Shqiptarët të ndarë në 4 Shtete.

Kjo nuk po ndodh skena politike në Shqipëri vite me radhë e konsumuar nga figurat tani më të tejkaluara asesi nuk janë në gjendje të vedisohen dhe largohen nga politika e degraduar e cila po e qon vendin në kaos. Hasmëritë në politikën e liderëve Shqiptarë nuk kanë të ndalur. Mardhënjet ndërmjet Edi Ramës e Sali Berishes, dhe partive tjera opozitare në Shqipëri janë në pikën më kritike duke u manifestuar me akuza dhe shantazhe më të ndryshme ndaj njëri tjetrit.

Kësaj gjendje pa dyshim se po i kontribuon Edi Rama i cili po mundohet të shndërrohet si shpëtimtarë i gjithë Shqiptareve. Arroganca dhe autoritarizmi i ti e zbulon karakterin dhe mendësinë e ti të një despoti me plotë ideologji majtiste. Veprimet dhe sjelljet e papërgjegjshme të Edi Ramës me vetëdije apo pa të? Po i sjellin dëme jo vetëm Shqipërisë por po e rrezikojnë edhe sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Kjo u vërtetua para pak ditësh edhe me krijim e aleancës të Mini – Schengenit Ballkanik me Serbin dhe Maqedoninë Veriore duke e përjashtuar Kosovën.

Mjerisht raportet ndërnjerzore nuk janë për lakmi as në skenën politike të parive dhe liderëve aktual në Republikën e Kosovës. Kjo po vrehët kudo në Parlamentin dhe institucionet tjera të Shtetit dhe mekanizmave të ti. Gjenerata e tanishme e cila udhëheqë me institucionet e Kosovës po sfidohet përditë e më shumë nga klanet e partive politike në opozitë dhe nga individët të cilët e kanë humbur pushtetin dhe përkrahjen e popullit e të cilit asesi nuk po mund të pajtohen për humbjen e privilegjeve.

Hiq më mirë nuk qëndron situata as tek politikanet e partive politike të Shqiptareve në Maqedoninë Veriore, e mos të flasim për Driton Abazoviqin i cili bëri koalicion me partitë proserbe në Mal të Zi. Prandaj më thotë mendja se në Trojet Shqiptare duhet të gjindet një Anton Qetë i cili do ta formojë një këshill kombëtar për përafrimin dhe pajtimin e politikajve të shfrenuar.

Ky mendim ndoshta për dikë kjo ide duket e tejkaluar dhe primitive por mendësia, pjekuria dhe edukata tek një numër i liderëve politikë është larg realitetit të kohës. Periudhat historike na tregojnë se burrat e mençur të cilët kanë gëzuar autoritet dhe respekt në periudhat kur jetuan, kanë ditë të organizohen dhe bashkohen për të mirën e popullit për idealet për liri dhe pavarësi. Shembujt historik janë Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Junikut e shumë e shumë tubime tjera të cilat janë organizuar nga prisët e popullit Shqiptarë të cilët e kanë e frymëzuar dhe bashkuar popullin në kohërat më të vështira. Mendimtarët e ditur me shekuj e kanë përsëritur thënien antologjike.. “Kur duhet ta lëçitësh [ta largosh] vëllain përgjigjja është.. Vetëm atëherë kur i bëhet krah apo aleat armikut”. Shtrohet pyetja për këndë po punon Edi Rama dhe qfare do ti sjell politika avanturiste Shqiptareve në Ballkan?.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".