Si ndodhi kjo mrekulli sa i përket Masakrës së Tivarit!

Si ndodhi kjo mrekulli sa i përket Masakrës së Tivarit!
Si ndodhi kjo mrekulli sa i përket Masakrës së Tivarit!

Ragip Guraziu

  • 12 August 2021 - 09:49

Shkruan:Ragip Guraziu

Masakra e Tivarit është një masakër që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300. Mirpo këdo ditë më shkruajnë disa koleg,se nga Gjakova asnjë nuk ka qenë, as turnuin e parë e as të dytin nga kjo komunë-në tërë Kosovën?!

Masakra

Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe.

Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoj për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth.Më pas turma urdhërohet të ngitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat. Një raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670. Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.

Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4300 veta. Enver Hoxha më 1955 përmend 1,000 të vdekur “në territorin shqiptar”. Aleksandër Rankoviçi, në kongresin themelues të Partisë Komuniste të Serbisë më 8-12 maj 1945 ka deklaruar se ”udhëheqesit e eshalonit [grupit] e nxiten revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “ 40 shqiptarë për një luftarë të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqesit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”. Në Tivar në kohë ka qenë e vendosur Brigada e X malazeze, rreth 100 luftëtar të Komandes vendore, një pjesë e Mbrojtjes popullore, nji pjesë e Brigadës së Bokelit, dhe nji numër i madh i të plagosurve të cilët ishin të armatosur, refugjatë dhe popullsi vendase. Një pjesë e divizionit të 46 të partizanve serb, të përbërë nga ushtarë të Vranjës dhe Pirotit, në Tivar gjithashtu kan marr pjesë në vrasjen e shqiptarëve Përveç partizanëve, në vrasjen e shqiptarëve kanë marrë pjesë edhe popullsia vendase malazeze. Në zhdukjen e shqiptarëve po ashtu kanë marrë pjesë edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. Por kishte dhe vendas të cilët të rinjët shqiptar i fshehnin nëpër shtëpitë e tyre ose në stogjet e sanës.

Zbulimi

Varreza masive e Masakres së Tivarit është zbuluar vetëm pas 50 viteve. Varrreza masive është zbuluar më 17. shtator të vitit 1996. nga historiani shqiptar prof dr Zekeria Cana.

Mirëpo, siç kam cekur në nëntillu,lexo lartë, këdo ditë më shkruajnë disa koleg,se nga Gjakova asnjë nuk ka qenë, as turnuin e parë e as të dytin nga kjo komunë-në tërë Kosovën?!

Dhe në rastse ka ndodhë kjo,është Libri I Azem Hajdini, NGA Mitrovica me duket,I cili ka filluar që nga vitet e 90-ta,rastësisht jemi takuar në fshatin tim të lindjes,dhe kam qene si bashkëpunëtorë I këtij libri për Komunën e Therandës,ish –Suhareka, dhe Ky libër sun e gjeni më në treg se u botua 1998 dhe u shit me te madhe. Sipas meje ky libër ka përfshirë gjithë atë që nga fillimi I kësaj Masakre e deri në fund,që këtu mundemi me e vërtetue apo dëshmue,se a ka patur edhe nga Gjakova apo jo,që këto ditë,edhe do mesazhe nga kolegët e mi por edhe po qarkullojnë fjalët,tek qytetarët,dhe tani pytja ime do jetë me këtë rastë ; Ku është e vërteta këtu!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".