Shqipëria dhe Kosova janë një, nuk guxojnë të përqahen!
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Nuk eshte fare mire qe raportet midis Prishtines dhe Tiranes jane acaruar dhe jane ne nje gjendje re rende, ndoshta me te rende, ne 30 vjet.
Eshte e pa pranueshme ky konflikt. Ne mes Tiranes dhe Prishtines kerkohen te ndertohen raporte te mira dhe kudo te delet me qendrime te njejta politike, ekomike etj. Ne shume fusha ka unitet. Mirepo, ka ikur kjo ne ceshtjen e "Ballkanit te Hapur".
Kjo per faktin se Prishtina, me te drejte, nuk deshiron kete marreveshje ku eshte edhe Serbia pa e mnohur shtetin e Kosoves, si dhe pa dhene pergjegjesi per krimet dhe gjenocidin serb. Demet jane te medha.
Mbi kete eshte krijuar ky raport i acaruar dhe keshtu doli deklarata e Rames ne formen e tille, tipike feminore, e ku nuk i ka hije nje kryeministri. Natyrisht se shkrimet kane qene ne faqen e Rames shume ofenduese. Aty nuk jane dhene fakte pse Kosova eshte kunder, por eshte akuzuar ne forma te ndryshme. Kjo e deryroi ate ne nje deklarate tipike feminore.
Z.Rama duhet te analizoje poziten e vete ne raport me Kosoven dhe me shtetin serb. Ndersa, kosovaret dihet te ikin nga ofendimet jo njerezore ndaj personalitetit te Rames etj.
Le te kritikojne, por me fakte, pa ofenduar, share e mallkuar. Kjo nuk eshte me njerezore.
Eshte mire qe nga Tirana te shpallet marreveshja tripaleshe per "Ballkanin e Hapur" per nje kohe te pacaktuar jashte veprimit dhe efektit te vete juridik.
Shqiperise nuk i vyjne marreveshjet me Serbine kur i shkaterron raportet me Kosoven.
Kjo nuk eshte normale.
Tirana dhe Prishtina kerkohet te ndalin akuzat e ndersjellta.
Z.Rama dhe z.Kurti duhet urgjentisht te takohen dhe te gjitha ceshtjet ti shtrojne ne tavoline per diskutim e vendosje.
Sa me shume qe zgjate heshtja a konflikti, aq me shume thellohen mosmarreveshjet dhe konfliktet marrin permasa te gjera.
Kjo nuk i sherben as Kosoves dhe as Shqiperise. Ajo i shkon ne favor vetem shtetit serb dhe te pikepamjeve serbomadhe ne Ballkan.
Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkepunojne ngushte dhe ne cdo fushe.
Neser ikin forcat e NATOS-se nga Kosova. Mbetet vetmbrojtja. E ketu duhen mjete dhe bashkim i forcave.
Shqiptaret duhet te marrin mesim nga gjendja ne Avganistan dhe te ikin mga konfklitet dhe te jene unik ne ceshtje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"