Fenomeni Covid-19, Mister i kohës që nuk po i dihet fundi!

Fenomeni Covid-19, Mister i kohës që nuk po i dihet fundi!
Fenomeni Covid-19, Mister i kohës që nuk po i dihet fundi!

Ismail Muçiqi

  • 14 August 2021 - 10:14

Shkruan:Ismail Muciqi

Raporti ditore qe vijnë nga Shtetet e ndryshme të Botës, për rikthimin e këtij [misteri?] që po e rrezikon njerëzimin janë shqetësuese. Dëgjova sot se Shtetet për rreth Kosovës kishin rritje katërfishor të numrit të infektuarve nga ky Virus. Raporti i sotshëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë se u diagnostifikuan mbi 1 mije persona me Covid 19 po krijon frikë dhe ankth popullatës gjithandej Kosovës.

Është shumë enigmatike përhapja e këtij Virusi i ngjashëm dhe i krahasushëm me periudhën e vitit të kaluar ku Kosova u mbyll në karantinë. Qytetarët e Kosovës më shumë se një vit qëndruan të denjë duke i respektuar masat dhe këshillat të institucioneve të Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës. Me këtë problem po përballen tani të gjitha vendet e Botës. Shtrohet pyetja.. Ku është shkenca dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara?!.

Është interesant të theksohet se ende Institucionet e mjekësisë nuk arritën të përgjigjën dhe të njoftojnë njerëzimin për këtë fenomen famëkeq, për prejardhjen e saktë si dhe parashikimet për luftimin e tij përmes terapisë adekuate. Sot Bota po sillet si në rrethana te natës pa Hënë.!

Diçka serioze po i ndodh Planetit tonë. Kështu vetëm gjatë këtij viti në të cilin po jetojmë Bota u përballë me goditjet e ndryshme. Si për shembull me vërshime katastrofale gjithandej, me tërmete, me stuhi ekstreme e tani planeta jonë po përballet me temperatura të larta dhe thatësi ekstreme e cila po i shkakton dëme bujqësisë dhe gjithnjë e më shumë po e rrezikon edhe botën bimore dhe gjallesat në përgjegjësi.

Të dhënat tregojnë se deri tani mbi 100 milion njerëz vdiqën nga ky mister i padukshëm por i kobshëm. Në Kosovën tonë të lodhshme me një sistem shëndetësor të shkatërruar vite me radhë ditëve të fundit janë aktivizuar një numër i kritizerëve të pa moralshëm, të partive politike në opozitë duke akuzuar Qeverinë e tanishme për rritjen e numërit të infektuarve. Këta individ pa integritet nuk kërkuan falje asnjëherë, për dështimet dhe dëmet që ja shkaktuan sistemit shëndetësor ne qeverisjet e tyre duke emëruar ministra politikë, jo profesional të cilët e lanë të plagosur sistemin shëndetësorë.

Nuk ka dyshim se hapja e kufijve dhe lëvizja e njerëzve gjithandej mu në kohën e pushimeve verore mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë dhe të befasueshme të pandemisë në të gjitha fshatrat dhe Komunat e Republikës së Kosovës. Tani nuk është koha që partitë politike, deputetet dhe grupet e ndryshme të interesit të kritikojnë nga distanca me motive tendencioze, por është koha dhe momenti që të gjithë njerëzit ti përgjigjen vendimeve të institucioneve shtetërore duke filluar nga familja e deri tek instancat më të larta ku punojnë, veprojnë dhe mbajnë përgjegjësi.

Covidi nuk po zgjedh parti moshë apo ideologji ai po i godet pa mëshirshëm njerëzit e kësaj toke. Sot çdo njeri në Kosovë dhe më gjerë ka përgjegjësi humane dhe njerëzore për tu kujdesur në ruajtjen e shëndetit si vlerë të domosdoshme për njerëzimin dhe ekzistencën e ti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".