Demagogët e ulur në parlament vetëm po e zhvatin qytetarin e Kosovës

Demagogët e ulur në parlament vetëm po e zhvatin  qytetarin e Kosovës
Demagogët e ulur në parlament vetëm po e zhvatin  qytetarin e Kosovës

Faik Krasniqi

  • 15 August 2021 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Asnjë legjislaturë në Kosovën e pasluftës, nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i përket votimit të ligjeve në interes të qytetarëve. Por nuk mund të themi edhe për zhvatjen e buxhetit të qytetarëve. Aty janë treguar të pamëshirshëm. Edhe kjo legjislaturë nuk bën përjashtim me legjislaturat e kaluara. Demagoga të pashoq.

E kemi parë gjatë fushatave se çfarë bëjnë këta  për t'u bërë deputet. E luajnë edhe rolin e viktimës vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin e tyre. Kur bëhen deputet harrojnë çdo gjë çfarë kanë premtuar. Sepse e kanë zgjidhur problemin personal. Paga dhe mëditje të majme. Shëtisin boten me paratë e qytetarëve. Kujdesen që familjarët t'i sistemojnë nëpër institucione publike, e deri në ambasada dhe konsullata që i kemi nëpër botë. Votojnë ligje në interes të oligarkëve, dhe ligje që e ngarkojnë qytetarin akoma më taksa zhvatëse. Mungojnë në seanca. Tregojnë që janë të papërgjegjshëm. Nuk ndërmarrin asnjë iniciativë që është në dobi të qytetarëve. Për diçka që nuk u pëlqen as që duan të dëgjojnë. Sa është folur për ta sjellë ligjin ndaj atyre që mbajnë deri në 7-8 vende pune, dhe paguhen nga buxheti i shtetit. Pse nuk e sjellin? Sepse preken edhe vetë dhe familjarët e tyre. Janë ata që marrin nga disa paga. Kjo është arsyeja. Këta janë të zgjedhurit e popullit!

 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".