Në zgjedhjet vendore partitë e ish - komandantave i pret humbje më e thellë se ajo e 14 Shkurtit 2021

Në zgjedhjet vendore partitë e ish - komandantave i pret humbje më e thellë se ajo e 14 Shkurtit 2021
Në zgjedhjet vendore partitë e ish - komandantave i pret humbje më e thellë se ajo e 14 Shkurtit 2021

Skender Kapiti

  • 16 August 2021 - 15:06

Nga Skënder Sadri KAPITI

Politianët e Kosovës, sidomos  ata  që  tashmë njihen si ishkomandanta, e që korrupsioni dhe hajnija i ka skualifikur me turp dhe janë tashmë si “patriotë” pasurish, pazaresh   e pronash, këta “patriotë”  pas luftës vinin edhe në Shqipëri dhe konkuronin me njëri tjetrin se kusht të merrte më shumë mirënjohje, medalje  e dekorata nga Shqipëria me qëllim që ato t’ia paraqisnin opinionit në Kosovë si trofe, si fitore  dhe si medalje të akorduara nga shteti amë me qëllim që të fshihnin dhe ta justifikonin batërdinë që ata  kanë bërë me vjedhjet,uzurpimet dhe me korrupsionin.

Mirëpo opinioni kosovar nuk u mashtrua nga këto pehlivanllëqe të tyre, por ua peshoi mirë bëmat fallco  dhe aventurat pseudopatriotike, dhe votuesi kosovar  i ndëshkoi ashhpër me 14 Shkurt 2021, dhe që pritet që edhe në zgjedhjet lokale të ardhshme të ndëshkohem akoma dhe më ashpër subjektet politike që ata u përkasin, pa përjashtuar as LDK-në.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"