Shpërthen analisti: Dardan Nuhiu ka qene i dirigjuar nga SHIK-u për llogarinë e PDK-së

Shpërthen analisti: Dardan Nuhiu ka qene i dirigjuar nga SHIK-u për llogarinë e PDK-së
Shpërthen analisti: Dardan Nuhiu ka qene i dirigjuar nga SHIK-u për llogarinë e PDK-së

Nexhat Haziri

  • 17 August 2021 - 06:57

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Shkarkimi i Dardan Nuhiut, Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, pas publikimit të audio-incizimeve në media, është një goditje e rënd për strukturat e para politikes të instaluara në institucionet më të larat dhe më të ndjeshme të vendit, të cilat apo të cilët kanë pasur vetëm një detyrë, mbrojtja e shefave të tyre politik, dhe në anën tjetër goditja e kundërshtarëve politik.

 

Kjo ka qenë mënyra e funksionimit të këtyre institucioneve të dirigjuara dhe kontrolluara nga SHIK-u për llogarinë e PDK-së dhe të vet. Z. Thaçi si ish-kryeministër por edhe në postin e presidentit për aq sa kohë të ushtrimit të këtij funksioni. Megjithatë kjo formë e funksionimit , siç duket është shndërruar në praktikë, për vet faktin se politikanët tanë janë paranojak dhe vuajnë nga frika prej kundërshtarëve, qofshin ata edhe imagjinar se po ua rrezikojnë pushtetin, andaj mobilizojnë, rekrutojnë njerëz si Dardan Nuhiu në institucione , sidomos në ato të sigurisë për ta mbrojtur pushtetin e tyre dhe për t’i luftuar më lehtë kundërshtarët politik, qofshin këta edhe gazetar përmes shantazheve, montimeve e të tjera. Pra një formë e funksionimit të këtyre institucioneve siç është Drejtoria e Njësisë së Inteligjencës Financiare, do të jetë edhe në mandatin e qeverisë aktuale, e cila dardan Nuhiun do ta zëvendësoj me një Dardan tjetër, I cili do të jetë në shërbim të pushtetit dhe partisë e cila qeverisë me vendin. Andaj për mua nuk është ndonjë gjë spektakulare për vet faktin se qeveria aktuale apo partia që po qeverisë vendin nuk ka dhënë  dëshmi të mjaftueshme, as për afërmi se është më ndryshe se ato që kanë qeverisur në të kaluarën. Pra kemi vetëm ndryshim emrash dhe jo diçka që kemi parë të jetë një qasje më ndryshe apo përformaca e re e qeverisë aktuale. Por në fund të fundit, një hetim i shpejte dhe i pandikuar nga prokuroria i këtij rasti do të ishte një hap I madhe drejtë vendosjes së rendit dhe ligjit në funksionimin e këtyre institucioneve, dhe besoj se do të ishte po  ashtu një shpresë edhe për qytetarët e vendit se më në fund drejtësia po funksionon dhe nën llupen e saj do të jenë të gjithë ata që abuzojnë me institucionet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".