Askush nuk i detyron me dhunë që të flasin gjëra

Askush nuk i detyron me dhunë që të flasin gjëra
Askush nuk i detyron me dhunë që të flasin gjëra

Shefik Shkodra

  • 18 August 2021 - 18:51

Askush nuk i detyron me dhunë që të flasin gjëra, të cilat mund të terratisin shqiptarët prej atyre qymezeve që i kanë bërë. Vetëm propagandë kundër shqiptarëve. Elemente të ndjeshme, që i bën shqiptarët të sillen në dilemë pas kaq kohësh. Pse nuk e mendoni ndonjë zgjidhje tjetër, se atë që e di çdokush s’ka shumë rëndësi. Çka prognozoni ju? Vetëm sa i bashkëngjiteni armikut. Pse nuk kërkoni ditë e natë, që ushtria shqiptare e Kosovës të forcohet, po fusni frikë. Mediume të tilla nuk janë për t’u pranuar nga qytetarët...  

Mundesh ta hetosh, se, kush ishte dje dhe kush është sot për këtë vend. Në cilët binarë të trenit ndodhen, apo më mirë të thuash, çfarë vagoni kanë zgjedhur. Shpeshherë në emër të fjalës së lirë, të shprehur, këndojnë si ata gjelat menjëherë pas darke. Këta analistët mercenarë nuk po presin të na çelë drita. Kështu është puna, kur paguhesh prej padronit. Mund t’ia thuash krejt pa logjikë, se, atëherë merr konotacionin e një fallxhiu në këto kohë, për të shikuar a për ta dëgjuar këngën tënde – të qyqes! Dhe të mendojnë qytetarët:a – Sa të mençur i kemi këta djem! Krejt të ardhmen si vjen po e dinë! Çka do të ndodhë...!
 

Sërish duhet ta përdori një fjalë popullore: “mos vet se t’kallxon vetë!” Disa shqiptarë, që nuk ishin dashamirë të shtetit të tyre (pavarësisht se, ndoshta e kanë paguar shtrenjtë gjatë luftës), ata as tash nuk janë për këtë shtet, sidomos, kur padroni i tyre nuk është në krye si deri para pak kohe. Liria në Kosovë është mënyrë plaçkitje dhe vjedhje për dikë. Edhe pse e kanë shfrytëzuar në maksimum, me të drejtë e pa të drejtë, (si ata/ato që kërkojnë t’u paguhen pushimet e shpenzime të tjera nga arka e shtetit e dikush nuk i ka gjërat elementare), këtyre “meritokratëve”kah po u vjen uji në bisht?!...Sot kanë mbushur barkun bukë të gatshme dhe duan të tregojnë, se si do të jetë kataklizmi i afërt. Kanë bërë edhe para (kush di si?). Ani kanë bërë TV të – e drejtë në liri dhe demokraci për privatizime e prona të veta në Kosovë. Kanë edhe portale e faqe të gazetave, që merren me probleme të ndryshme shoqërore politike, por merren edhe me një ngjyrosje herë-herë tradhtie, duke dashur që të bëjnë restaurime të vjetra. Së paku restaurimin e atyre pushteteve që e kishin nga ata koritën plotë gjithmonë. Analistë injorantë apo të dedikuar para opinionit shqiptar, e sheh qartë se ky/kjo është i paguar nga dikush tjetër dhe llomotit, gjëra që nuk do të duhej të na rrëfejë se, çfarë do të ndodhë pas shkuarjes së amerikanëve nga Kosova, se sa kohë i duhet Serbisë ta ripushtojë këtë vend. Se, a mund të jemi një Avganistan i dytë, etj.  

Ju nuk keni kurrfarë dije!  Ju njësoj bëni ato gabime në të folur e në shkruar, si ata që po vjedhin dhe plaçkitin vendin e tyre. Ju ndoshta me ta jeni. Ju jeni një barrë e padëshirueshme që shkelni këtë truall; jetoni bukur e me lehtësi në krahasim me qytetarët tjerë. Ju, të gjithë ata që llomotisin prognoza të ngjashme, jeni të kriminalizuar. Ju jeni pa falënderime as nga ky popull. Ju rrihni gjoks ndoshta në emër të diçka-hit nga lufta apo diç tjetër, por kështu fare nuk iu vlen. Në këtë mënyrë çdo atribut të të mirës e keni të çregjistruar. Ju vetë tregoni se, jeni armiq të këtij vendi.

Në vend se të jepni diagnoza të pa justifikueshme për qeverinë aktuale, prapështoni çdo gjë, vetëm e vetëm të mos arrihet qëllimi i duhur. Kështu filloni e diferenconi me, NA e ATA. Shumë interesant, a? Si mund të thuhet ndryshe, pos mercenarë e tradhtarë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".