Ngjarjet dramatike në Afganistan, një mësim i madh për Qeverinë e Kosovës dhe strategjinë e bashkëpunimit me SHBA-të

Ngjarjet dramatike në Afganistan, një mësim i madh për Qeverinë e Kosovës dhe strategjinë e bashkëpunimit me SHBA-të
Ngjarjet dramatike në Afganistan, një mësim i madh për Qeverinë e Kosovës dhe strategjinë e bashkëpunimit me SHBA-të

Dr. Hysni Aliu

  • 23 August 2021 - 12:23

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Zhvillimet e fundit në Afganistan, janë shqetësuese për mbarë botën demokratike. Shqetësuese, sepse njerëzit atje po mbesin në mëshirën e Talebaneve, një strukture ushtarake të cilën deri me ardhjen e presidentit Trump perëndimi e konsideronte strehë për terrorizmin dhe të të cilën e luftoj me të gjitha mjetet. Së dyti është shqetësuese, sepse në Afganistan, për herë të parë, haptas, u thye  parmi që, me terroristët s’mund  të dialogohet dhe që me vlera të demokracisë nuk mundë të bëhet pazare. Principi, që nëse nuk më ngucë mua, je i mirë, u instalua në perëndim, për herë të parë, nga administrata Trump, dhe fatkeqësisht në mënyrë të verbër u përqafua nga administrata Biden.  Të besosh që armiku i përbetuar i perëndimit, do ta mban fjalën dhe do të ofroj siguri për njerëzimin, është një naivitet i llojit të vetë. Pasi që, Trump, çmendurisht  bëri aleancë me dreqin, dhe pasi që administrata Biden përqafoi çmendurinë Trump, tani ish presidenti Trump, kishte dal me kritikë, për administratën Biden, dhe veprimet e saj, e çuditshme, por tipike për njerëzit pa vlera, që vuajnë nga narcizmi, dhe të cilët gabimin e shohin vetëm te të tjerët. 

 Evakuimi i njerëzve me të dinjitetshëm nga Afganistani, njerëz që bashkëpunuan me qeveritë demokratike në të mirë të shtetit të tyre, është një zhvillim tepër i dhimbshëm për shtetin Afgan. Atij populli po i merret ” maza mbi qumësht e po i jepet helmi”, pra po i largohen bijtë dhe bijat më të mira të atij populli. E kuptoj shumë mirë aspektin humanitare, dhe rrezikun që ju kanoset atyre njerëzve  nën pushtetin Taleban, por minimumin që ka mundur ta bënë perëndimi është  që përveç marrjes së garancive që Afganistani nuk do të bëhet strehë e terrorizmit,  dhe nuk do ta sulmojnë SHBA-në do të duhej të kërkohej garanci që nuk do të persekutoheshin ata që punuan për perëndimin.  Kjo nuk do të thotë që unë jam kundër ardhjes së afganëve në Kosovë, përkundrazi, jam i lumtur që ne si një popull i persekutuar po mundemi së pari të ju dalim krah afganëve që do të persekutoheshin nëse do vazhdonin jetën atje, pore edhe që patëm mundësi të jemi krah për krah nënës sonë Amerikës, në këtë kaos dhe sfidë, që e kaploj, për mendimit tim si rrjedhojë e politikës Trump, që ishte pa vlera njerëzore dhe pa principe. Nuk do të kisha shkruar për këtë temë, sepse SHBA-të kanë dijetar  të mjaftueshëm atje dhe anë e mbanë botës, pore po shkruaj, sepse politika Trump, së bashku me Grenellin, është ende rrezik për demokracitë në Ballkan, e sidomos për shtetin e Kosovës, që është ende i pa konsoliduar dhe i pa anëtarësuar në OKB dhe NATO e BE. 

 Politika Trump, e bëri mik edhe Serbinë ashtu siç i bëri edhe Talebanët, edhe pse Serbia është një armik i përbetuar i perëndimit. Rrënjët e politikës Trump, u përhapen edhe në Kosovë dhe Shqipëri, ku ish presidenti Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Rama, u rreshtuan furishëm krah kësaj mënyrë të të menduarit, që është tërësisht e re për perëndimin, e është tipike për lindjen, dhe politikë , së cilës po ja shohin sherrin mbarë bota, duke nisur nga Afganistani. 

 Unë besoj, që SHBA- të, duhet të konsiderojnë sërish atë që e bëri administrata Trump, në mënyrë që pasojat a asaj politike që nuk u bazua në vlera por në atë ” nëse nuk më ngucë mua , je i mirë”  të mos kenë pasoja të ngjashme me Afganistanin, duke filluar nga Kosova. Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, në mes Hotit dhe Vuçiqit, ka kurthe që do ti kushtojnë gjithë Evropës, andaj nevojitet reflektim në këtë aspekt nga administrata Biden. 

 Jam krenarë, që ne shqiptarët e Kosovës, nuk përkrahëm verbërisht këtë politikë pa principe, si rrjedhojë rrëzuam në kokërr të shpinës ata që dëshiruan ta copëtojnë një shtet që me aq mund u ndërtua nga populli liridashës shqiptar, së bashku me shtetet mike perëndimore, në krye me SHBA- të. Ardhja e afganëve në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni, e bënë edhe më të rëndësishëm, apo të domosdoshëm anëtarësimin  e Kosovës në Interpol, në mënyrë që sfidat e sigurisë të adresohen mirë e drejtë dhe shpejtë, duke mos lënë hapësirë për infiltrimin e terrorizmit në rajon. Dora e shtetit të Kosovës, duhet të ndihet forcërisht edhe në veri, duke  i ditur kurthet që mund ti ngrit Serbia dhe Rusia , për të vërtetuar teorinë tyre për shqiptarët si radikal islam.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".