Populli është stërlodhur nga ju

Populli është stërlodhur nga ju
Populli është stërlodhur nga ju

Ragip Guraziu

  • 27 gusht 2021 - 13:12

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU 

Me tërë këtë klasë të tejinkriminuar politike, duke filluar nga me të gjitha partitë politike pa dallim, e deri tek PSD-ja e Shpend Jahtit të Devollëve të kriminalizuar, po e rrezikoni sovranitetin e shtetit dhe po përpiqeni që për qëllime personale edhe ta zhbëni shtetin e Kosovës. Populli po kërkon nga ju mu tani duhet që ndryshimi i vërtetë të fillojë nga koka, pra nga vetë Presidenti i tejinkriminuar e deri në tradhti ndaj shtetit dhe popullit, por duke vazhduar me tërë këtë skenë politike të tejinkriminuar.  

Është koha dhe momenti tani nga një stërlodhje populli nuk mund të tolerojë më të gjitha qeverit të 23 viteve kanë tentuar ta zhbëjë shtetin e Kosovës, për t'i ikur Gjykatës Speciale, por po ashtu nuk mund të tolerojë as asnjërën parti politike që ka keq-udhëhequr në këto dy dekadat e fundit, si në nivelin qendror edhe atë lokal. Tani shtrohet pyetja, a hyn dhe pse hyn në këtë grup edhe VV-ja, e cila ende nuk është distancuar ashtu siç do të duhej nga qeverisja kriminale në Prishtinë, që ka lënë pasoja të jashtëzakonshme te qytetarët e bizneset e shantazhuara e të bllokuara në zhvillim e investime të mirëfillta. Kjo klasë politike duhet ta kuptojë nga populli se nuk kanë më vend në pushtet për politikanë të korruptuar e banditë shkatërrues të shtetit ligjor e demokratik.

Është koha e fundit për t'i treguar e për t'i dëshmuar fuqishëm tërë klasës politike të inkriminuar , e veçanërisht presidentit të shantazhuar, se sundimit të tyre po i vjen definitivisht fundi i merituar nga populli?! Pra,  pa fije turpi po e gënjeni popullin e Kosovës, se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë. Për ta sqaruar këtë thënie tuajën, kam edhe një pyetje, në të cilën do të dëshiroja të marrë përgjigje nga e gjithë kjo kastë politike, e cila akoma duket se po sillet si e përgjumur, përjashto protestën e javës së kaluar. "Pyetja ime është kështu: Si po mundet kjo klasë politike në Kosovë duke u hedhur hi syve popullit se Kosova na qenka para një trishtimi që po mundohet që të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turp. Ju po tentoni të bëni marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë "korrigjim kufiri", por duke mashtruar se do të merrni Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as 'Trepçën', as Ujmanin, as Asociacionin me kompetenca ekzekutive?!!!

Unë nuk mund ta kuptoj këtë. Unë e them troç se kjo është vetëm një lojë me popullin e Kosovës dhe një humor i tij, që në demonstratën e organizuar nga subjekti politik, VV, na lë të kuptojë se nga një masë e madhe e qytetarëve, e organizuar vetëm nga një subjekt politik, VV, është paralajmërim për presidentin Thaçi të ikë nga ky post dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Qytetarët duhet të jenë akoma aktivë për ta kundërshtuar vazhdimin e dialogut të dëmshëm për vendin nga ana e presidentit Thaçi me ekipin e tij, sepse finalja e tij do të jetë në dëm të territorit të shtetit të Kosovës.

Klasat politike të Kosovës, si Esat Pashë Toptana  

Me krim të montuar në dy pushtet, në politikë dhe në drejtësi,përfshirja masive në këtë ndërmarrje kriminale të kultivimit të trafikimit të drogës të organizuar nga mafia e politikës dhe drejtësisë, fatkeqësisht tregon se në Shqipëri dhe në Kosovë, vetë politika me pushtetin, vetë drejtësia dhe paraja e pistë, të tria këto janë vetë krimi që sundon shtetin dhe shoqërinë. Kjo veprimtari kriminale dhe droga janë shndërruar në një sëmundje të rëndë sociale. Politikanët e inkriminuar në korrupsion, trafiqe droge, janë inkorporuar në bizneset më fitimprurëse, njëjtë është edhe në Kosovë, ku rrjetet e drogës, kontrabandës, korrupsionit, evazionit dhe krimit të organizuar nuk janë raste të ndara, por pjesë e rrjetit të krimit të organizuar të vetë politikës së inkriminuar në ato rrjete kriminale, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal kriminal.

Siç thuhet, nga Raporti konfidencial i OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), që nga shtatori i vitit 2015, fliste me emra konkretë të deputetëve të Kuvendit dhe politikanë nga të gjitha nivelet dhe të të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij. Tani lindin dyshimet pse u fshehën dyshimet që një rrjet i tillë të ketë shtrirje edhe në Republikën tonë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ku politikanët e inkriminuar në korrupsion, trafiqe droge dhe lloje të tjera të krimit të organizuar, janë inkorporuar në bizneset më fitimprurëse dhe kamufluar në grupe interesi e organizata gjithfarë, në të cilat ende po dëshmohet se është tepër e vështirë për t'u hetuar, për t'u zbuluar dhe për t'u vërtetuar fajësia e tyre.

Kështu edhe paratë që grumbullojnë me metoda mafioze, ata mund t'i pastrojnë në mënyrë tejet të rafinuar dhe, siç edhe është përfolur disa herë, ata për të pamundësuar hetimet ndaj tyre, pjesën kryesore të pasurive të paligjshme i transferojnë jashtë shtetit në konto të koduara apo edhe regjistrojnë në emër të bashkëfamiljarëve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të besueshëm me të cilët edhe mund të ndajnë pjesërisht interesat. Shumë nga biznesmenët shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, të lidhur me trafiqe të paligjshme dhe krim të organizuar, për të qenë sa më afër njerëzve udhëheqës dhe qendrave të vendosjes dhe për të siguruar në këtë mënyrë sa më mirë pasuritë e tyre, kanë hyrë në politikë, si dhe kanë hapur kompani reale e fiktive për të marrë tenderë publikë dhe për të pastruar kështu më lehtë edhe paratë, pasi edhe sipas Raportit të OSBsë, pastrimi i parave është një nga bizneset më fitimprurëse. 

 Trojet shqiptare të grabitura nga fqinjët 

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje. Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës krahasuar me shtetet e tjera, në dëm të integritetit territorial. Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t'i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t'u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë. integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit. Momenti kur iu turbullua mendja Esat Pashë Toptanit për tradhti kombëtare shqiptare, siç iu ka turbulluar mendja Dy qeverive shqiptaredhe kuptohet, varësve të tyre, ndodhi kjo që ndodhi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".