Kush na bjen n’fije ne Shqiptarëve.!?

Kush na bjen n’fije ne Shqiptarëve.!?
Kush na bjen n’fije ne Shqiptarëve.!?

Ismail Muçiqi

  • 28 August 2021 - 14:10

Shkruan: Ismail Muçiqi

Kosova po përballet me numrin më të madh të infektuarve me Covid 19, dhe me numrin e personave të vdekur. Shtrohet pyetja si te menaxhohet kjo situatë dhe si të tejkalohet ky problem shëndetësor. Komentet e përditshme të partive politike në opozitë dhe të grupeve të ndryshme të interesit të cilat e kanë humbur pushtetin dhe privilegjet tani janë ngritur duke akuzuar dhe kritikuar Qeverinë aktuale për gjendjen rreth menaxhimit të pandemisë. Kush na bjen  n‘fije ne Shqiptareve?. Në Qeverinë Kurti 1 kur shpërthejë pandemia në Kosovë partitë politike në opozitë në mënyrën më të ashpër e kritikuan Qeverinë për vendimet e marrura të cilat ishin dalur si masat e propozuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Opozita e atëhershme e kritikonte Qeverinë Kurti se e ka futur vendin në karantinë, duke aplikuar masa restriktive ndaj qytetareve dhe bizneseve. Tani në Qeverinë aktuale Kurti 2 partitë politike opozitare, po te njëjtat po e kritikojnë Ministrinë e Shëndetësisë aktuale dhe Qeverinë Kurti për mos ashpërsimin e masave me rigoroze ndaj qytetareve dhe ndërmarrjeve të ndryshme ekonomike. Kjo sjellje me plotë hipokrizi nuk i ndihmon tejkalimit të situatës. Askush nuk po merr përgjegjësi dhe nuk po e thotë të vërtetën se pandemia morri hovë dhe përmasa shqetësuese kohëve të fundit kur ne të gjithë vrapuam pas dasmave, synetive, kanagjeqeve, vrapuam pas darkave solemne, duke lëvizur gjithandej nëpër banjo dhe bregdete për tu argëtuar dhe pushuar sa më mirë.

Askush nuk po e thotë të vërtetën se po thuajse çdo familje në Kosovë kësaj vere ka pritur djalin apo vajzën apo farefisin nga vendet e ndryshme të Evropës të cilët pas një kohe të gjatë u kthyen me plotë mallëngjim në vendlindje. Duhet të jemi të sinqertë që fakturën e dëmeve ta paguajnë të gjithë së bashku. Shtrohet pyetja qka mundë të bëjnë më shumë institucionet shëndetësore dhe Qeveria e Kosovës.. Detyrë e Qeverisë është sigurimi i vaksinave të cilat nuk mungojnë por janë në dispozicion në të gjitha qendrat e shëndetësisë familjare dhe në qendrat e vaksinimit. Po ashtu institucionet shëndetësore kanë obligim ti sigurojnë burimet njerëzore të cilat do të jenë në shërbim të qytetareve të pacientëve të cilët prekën me Covid 19. Sipas të gjitha raporteve sasia e barërave adekuate tani gjinden gjithandej nëpër barnatore dhe qendrat shëndetësore dhe ato spitalore në Republikën e Kosovës.

Duhet theksuar se Epidemia e Covid 19 nuk largohet duke kritikuar njëri tjetrin nga motivet dhe interesat politike. Këtë mister mund ta luftojmë vetëm përmes ngritjes së vetëdijes qytetare duke e bashkuar dijen shkencore dhe profesionale, dhe angazhimin qytetar. Mund ti a dalim së bashku me të gjitha subjektet politike dhe institucionet e shtetit të cilit kanë marrë besimin e popullit për ta udhëhequr vendin. Kësaj situate tani kur pritet të aplikohen masat e reja nga ana e Qeverisë duhet ti ndihmojmë të gjithë në mënyrë që sa më lehtë ti tejkalojmë pasojat e kësaj epidemie e cila po troket në derën e çdo familje duke marrur jetë njerëzish. Në ditët e vështira kur populli është në vështirësi nuk duhet të ketë pozitë dhe opozitë, të gjithë kemi obligim të kontribuojmë për të mirën e qytetareve dhe shtetit.

​Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".