Kombi është mbi shtetin, Z.Rama duhet ta analizoj pozitën e vetë në raport me Kosovën dhe me shtetin serb!

Kombi është mbi shtetin, Z.Rama duhet ta analizoj pozitën e vetë në raport me Kosovën dhe me shtetin serb!
Kombi është mbi shtetin, Z.Rama duhet ta analizoj pozitën e vetë në raport me Kosovën dhe me shtetin serb!

Muhamet Kelmendi

  • 30 August 2021 - 09:29

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk është fare mirë që raportet midis Prishtinës dhe Tiranës janë acaruar dhe janë në një gjendje të rëndë, ndoshta më të rëndë, në këto 30 vjet. Është i pa pranueshëm ky konflikt. Në mes Tiranës dhe Prishtinës kërkohen të ndërtohen raporte të mira dhe kudo të dilet me qëndrime të njëjta politike, ekomike, diplomatike, shoqërore etj. Në shumë fusha ka unitet dhe domosdo kërkohet unifikim. Mirëpo, ka ikur kjo në çështjen e "Ballkanit të Hapur".

Kjo për faktin se Prishtina, me të drejtë, nuk e dëshiron këtë marrëveshje ku është edhe Serbia, kuptohet pa e njohur shtetin e Kosovës, si dhe pa dhënë përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin serb. Dëmet janë të mëdha. Mbi këtë është  krijuar ky raport i acaruar dhe kështu doli deklarata e Rames në formën e tillë, tipike fëminore, e ku nuk i ka hije një kryeministri, ndonëse u deklarua për bashkëpunim. Natyrisht se shkrimet kanë qenë në faqen e Rames shumë ofenduese. Aty nuk janë dhënë dhe fakte pse Kosova është kundër, por është akuzuar në forma të ndryshme, me akuza të rënda dhe me sharje.

Kjo e detyroi atë në një deklaratë tipike fëminore në rrjetet sociale, e cila në takim me deputetët e PS-së e  përmirësoi atë, duke kërkuar bashkëpunim dhe unifikim midis Tiranës dhe Prishtinës. Z.Rama duhet të analizoj pozitën e vetë në raport me Kosovën dhe me shtetin serb. Ndërsa, kosovaret dihet te ikin nga ofendimet jo njerëzore ndaj personalitetit te Rames etj. Le te kritikojnë, por me fakte, pa ofenduar, share e mallkuar. Kjo nuk eshte me njerëzore. Ndërsa, qeveria ne Prishtine kërkohet te hapi rruge dhe te takohen e te bashkëpunoje me qeverinë ne Tirane. Kjo eshte obligative.

Eshte mire qe nga Tirana te shpallet marrëveshja trepalëshe për "Ballkanin e Hapur" për një kohe te pacaktuar jashtë veprimit dhe efektit te vete juridik. Shqipërisë nuk i vyejnë marrëveshjet me Serbinë kur i shkatërron raportet me Kosovën. Kjo nuk eshte normale. Tirana dhe Prishtina kërkohet te ndalin akuzat e ndërsjella. Z.Rama dhe z.Kurti duhet urgjentisht te takohen dhe te gjitha çështjet t'i shtrojnë ne tavoline për diskutim e vendosje. Sa me shume qe zgjate heshtja a konflikti, aq me shume thellohen mosmarrëveshjet dhe konfliktet marrin përmasa te gjera.

Kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë. Ajo i shkon ne favor te shtetin serb dhe te pikëpamjeve serbomadhe ne Ballkan. Shqipëria dhe Kosova duhet te bashkëpunojnë ngushte dhe ne çdo fushe. Nesër ikin forcat e NATOS-se nga Kosova. Mbetet vetëmbrojtja . E këtu duhen mjete dhe bashkim i forcave mbarëkombëtare. Kombi eshte një. Shqiptaret duhet te marrin mësim nga gjendja ne Afganistan dhe te ikin nga konfliktet dhe te jene unik ne çështje. Nëse vije te konflikti veprohet si komb. Kombi eshte mbi shtet! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".