36 Të vdekur nga Covid 19. Zoti na ndihmoftë dhe na shpëtoftë nga kjo murtajë tinëzare.!

36 Të vdekur nga Covid 19. Zoti na ndihmoftë dhe na shpëtoftë nga kjo murtajë tinëzare.!
36 Të vdekur nga Covid 19. Zoti na ndihmoftë dhe na shpëtoftë nga kjo murtajë tinëzare.!

Ismail Muçiqi

  • 30 August 2021 - 09:40

Shkruan:Ismail Muciqi

Janë tronditëse lajmet të cilat dalin nga bileteni ditor i Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e të infektuarve dhe numrin e të vdekurve që po ndodhin përditë e më shumë në Kosovë. Shtrohet pyetja?. Cilat janë shkaqet dhe faktorët që po ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes te qytetaret e të gjitha moshave. Më thotë mendja se përveç vaksinimit të popullsisë të cilën e preferon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë institucionet e shtetit patjetër duhet të hulumtojnë edhe prejardhjen e ushqimeve të përditshme të cilat importohen nga viset e ndryshme jashtë Kosove.

Është enigmatike ky shpërthim epidemiologjik me këto përmasa shumë shqetësuese. Shqiptarët gjithmonë janë krenuar me vlerat tradicionale, e sidomos me mirëmbajtjen e higjienës personale dhe kolektive me shekuj. Kjo vlerë njerëzore ka qenë simbol edhe i ruajtjes së shëndetit dhe ambientit në përgjithësi. Më thotë mendja se kjo verë ishte me plotë telashe të cilat patjetër se ndikuan negativisht edhe në menaxhimin e kësaj epidemie famëkeqe.

Organizimi i dasmave pa asnjë kontroll, lëvizja e qytetareve gjithandej nga vendet të Evropës, manifestimet te ndryshme, dhe mos kujdesia në respektimin minimal të masave anti kovid sigurisht se janë shkaqet kryesore të cilat e ndihmuan shpërthimin e vrullshëm të pandemisë kudo nëpër viset e ndryshme të Kosovës. Mendoj se shëndetin e qytetareve të Kosovës po e rrezikojnë edhe ushqimet e ndryshme të cilat importohen nga jashtë e të cilat kualiteti i tyre është i dyshimet. Një nga problemet të cilat vite me radhë nuk janë menaxhuar dhe trajtuar është edhe.. Niveli i higjienës sanitare, nëpër restaurante, hotelet, furrat e bukës dhe kapacitetet tjera të industrisë të cilat mirën me prodhimet e ushqimit e të cilat vite me radhë nuk kontrollohen nga inspeksioni sanitarë i shtetit. Ka vite e vite me radhë apo mos të themi se që nga pas lufta në shumë ndërmarrje hoteliere dhe në fabrikat [furrat e bukës] dhe të ëmbëltoreve nuk ka shkel këmbët e inspektoreve sanitarë të cilët në bazë të normave dhe ligjeve kanë obligim dhe përgjegjësi për sigurimin e higjienës në objektet të cilat mirën me prodhimin e ushqimeve.

Faktet tregojnë se kësaj vere ku u organizuan shumë dasma në gjithë Kosovën shtrohet pyetja?. Në këtë verë të nxehtë në temperatura ekstreme si mund të ruhet ushqimi i përgatitur 2-3 ditë më herët për 500 dasmor apo edhe më shumë. Pa dyshim se gjendja dhe niveli i përgatitjes, ruajtjes dhe cilësia e ushqimit janë faktorë të cilët ndikojnë drejtpërdrejte në bartjen e baktereve apo viruseve në organizmin e njeriut. Është e pa falshme gjendja dhe numëri i vogël simbolik i inspektoreve sanitar nëpër Komunat e Kosovës. Prandaj në këto momente të vështira kur kjo murtajë tinëzare po merë jetë njerëzish vetëdija dhe përgjegjësia e çdo qytetari troket në ndërgjegjen e tij.

Janë të dhimbshme deklaratat dhe prononcimet politike të individëve, të liderëve politikë të përfaqësuesve të partive të cilët pa asnjë turp akuzojnë qeverinë apo institucionet përkatëse për gjendjen momentale që ka krijuar kjo epidemi. Nëse të gjithë nuk bashkohemi për të kontribuar në parandalimin e këtij misteri pasojat mund të jenë shumë katastrofale. Vetëm me respektimin e masave të cilat kanë dalur nga instituti kombëtar i shëndetësisë dhe të aprovuara nga Qeveria e Kosovës mund të kontribuojmë normalizimit të gjendjes. Çdo tendencë me akuza me motive politike është e kotë dhe e pandershme e cila dhe nuk i kontribuon gjendjes aktuale. Në fund qka të themi.

Zoti na ndihmoftë dhe na shpëtoftë nga kjo murtajë tinëzare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".