Edhe ne jemi Kosovë, mos na i përjashtoni nxënësit nga shkolla!

Edhe ne jemi Kosovë, mos na i përjashtoni nxënësit nga shkolla!
Edhe ne jemi Kosovë, mos na i përjashtoni nxënësit nga shkolla!

Selver Lenjani

  • 31 August 2021 - 10:43

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia Lokale Karaçev e poshtme shpreh shqetësime dhe brenga për hallet qe kanë qytetarët nga  kjo Bashksi Lokale, me shkollën  shkollën fillore Asllan Thaçi që kanë vijuar mësimin nxënësit ne këtë shkolla prej klasës së par e deri në klasën e 9.Mesimi është mbajtur me ndihmën e ministres së arsimit z.Arberije Nagavci ka përfunduar mësimi mirëpo nxënësit e klasës së 9 kanë kryer ketë vit dhe kanë kryer testin e semi matures dhe nuk kanë marr dëftesat e klasës së 9 për te vijuar mësimin ne shkollat e mesme apo ku te dojn te regjistrohen.

E nderuar ministre po ju drejtohemi juve me ketë shkresa apo krekës sido ta quani ne 10 nxënësit e klasës 9 nuk arritëm ti marrim dëftesat nga shkolla fillore Asllan Thaçi ku këtu kanë vijuar mësimin dhe kemi përfunduar mësimin sepse ato ishin te mbyllura nga komunës mirëpo megjithatë eshte breng shumë e madhe qe mbeten 10 nxënës pa u regjistruar edhe vet nxënësit ishin te brengosur pse premtoi ministria e arsimit edhe na mashtruat dhe ne sot bredhim rrugëve te brezit kufitar dhe nuk morëm dokumentacionin përkatës për te vazhduar mësimin ne shkollën e mesme.

I nderuar kryeministër i shtetit te Kosovës z.Kurti e nderuar presidente e Republikës se Kosovës Vjosa Osmani dhe i nderuar parlamentar Glauk Konjufca institucione te Republikës se Kosovës po kërkojmë ndihmën e juaj qe te marrim dëftesat te klasës 9 na ndihmoni qe te marrim dokumentacionin përkatës për te vijuar mësimin me tutje dhe mos te bredhin nxënësit rrugëve sepse nxënësit e brezit kufitar janë pik e ndejshme dhe te nderuar delegat te Republikës se Kosovës kemi një kërkesë për ju na ndihmoni qe te pajisemi me dokumentacione nxënësit e brezit kufitar lusim edhe te gjithë liderët e partive politike na ndihmoni asht kërkesë e nxënësve dhe e bashkësisë lokale qe te pajisen me dokumentacion te protokolluar mbesim me shpresë qe kjo kërkesë e bashkësisë lokale te mirret urgjentisht për nxënësit e brezit kufitar-KARAÇEVA. Bashkësia lokale nuk dot lëshon pe deri sa te mbushen kërkesat e klasës 9,guri s’kemi me lan pa e lëviz sepse asht me te drejt ndërkombëtare qe te shkollohemi ne lokalitetet përkatëse ku i plotësoj te gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit. Mbi 100 nxënës numëron kjo shkollë.

Me respekt për te gjitha institucionet e republikës se Kosovës-Bashksia lokale Karaçev-Kryetar:Selver Lenjani

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".