FSK duhet të armatoset për vetëmbrojtje të shtetit!

FSK duhet të armatoset për vetëmbrojtje të shtetit!
FSK duhet të armatoset për vetëmbrojtje të shtetit!

Muhamet Kelmendi

  • 31 August 2021 - 11:28

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Mjetet e dhëna si donacion për ushtrinë e Kosovës janë të mirëseardhura, sepse kjo force nuk është mirë e armatosur dhe i duhen mjete për të mundur vetëm për vetëm ta mbron  Republikën. Serbia si armiku kryesore i Kosovës po armatoset me armë ruse dhe kineze. Edhe vetë prodhon shumë armë nga fabrikat e ish-Jugosllavisë.

Nga Rusia ka marre avion, tanke dhe sistem reaktor. Kundruall kësaj forme, mjetet që i ka FSK janë vetëm për këmbësori dhe të njëjtat janë jo efektive kundër sulmeve raketore e të aviacionit. Megjithatë është një shenjë e mirë dhe Kosova e FSK pretë me të drejtë armë adekuate kundër armëve që i ka shteti serb si mike e ruso-kinezeve. Tërheqja nga Afganistani i SHBA-ve dhe të Paktit NATO është një e dhënë jo e mirë për Ballkanin Perëndimor.

Këtej janë deklaratat me pompozitet të politikanëve serb për tërheqje edhe nga Kosova dhe kështu hapet rruga e intervenimit ushtarak serb në Kosovë. Këto të dhëna janë fakte që Vashingtoni, Londra e Berlini duhet ti marrin seriozisht për të armatosur FSK-në me mjete adekuate luftarake. Tash këto mjete të dhëna nga SHBA-të  janë një ndihmë e madhe.

Me këtë tregohet mirë interesimi i SHBA-ve ndaj Kosovës. Ky interesim duhet të rritet dhe kështu të krijohen kushtet që Kosova ta mbroj veten e vetë nga çdo sulm ushtarak. Ky duhet të jetë qëllimi i Republikës së Kosovës dhe këtej kërkohen investime të mëdha. Koha nuk pret dhe sa më parë që FSK armatoset dhe behet e aftë për të mbrojtur Republikën, aq më shumë ruhet paqja në këtë pjesë të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".