Procesit të Vetting-ut duhet t’i nënshtrohen të gjithë bartësit e pozitave në Sistemin e Drejtësisë dhe ata të posteve politike

Procesit të Vetting-ut  duhet t’i nënshtrohen të gjithë bartësit e pozitave në Sistemin e Drejtësisë dhe ata të posteve politike
Procesit të Vetting-ut  duhet t’i nënshtrohen të gjithë bartësit e pozitave në Sistemin e Drejtësisë dhe ata të posteve politike

Skender Kapiti

  • 31 August 2021 - 19:12

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti 


Vetting-u në Kosovë është domosdoshmëri jetike dhe i pashmangshëm. Për këtë ka votuar populli i Kosovës me 14 Shkurt 2021.Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet ta kenë të qartë këtë, dhe nëse akoma nuk e kanë të qartë atëherë këtë po ua them unë te Gazeta “Kosova Sot”, te kjo medie e cila gjithmonë ka promovuar e kërkuar miratimin e një ligji Vetting-u gjithëpërfshirës. Albin dhe Vjosa asnjëherë mos i harroni ata intelektualë e as  ato media si “Kosova Sot” të cilat kanë program, vizion e mision të vërtetat, demokracinë, ligjin dhe patriotizmin!
 
Albin dhe Vjosa veproni se jeni në rrugë të mbarë, dhe mos u merakosni se çfarë llomotisin ziliqarët, nihilistët, zullumqarët, të korruptuarit, dështakët dhe ata që spekuluan dhe e rrënuan Kosovën për interesa personale! Albin dhe Vjosa arma juaj më e fortë është pa korruptueshmëria, pastërtia morale e politike, sinqeriteti dhe patriotizmi që ju karakterizon. Këto janë virtytet e juaja dhe prandaj Kosova ua besoi drejtimin e shtetit , dhe se edhe në zgjedhjet lokale vetëm sa do të shtohet besimi qytetar te ju. Prandaj veproni për krye reformën, për miratimin  e Reformës së reformave, për Vetting-un i cili do ta reformatojë edhe shtetin. Procesit të Vetting-ut  duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata të cilët kanë qenë në poste drejtuese politike, qeverisëse qendrore e lokale, administrata , drejtësia me të gjithë bandën politike, korruptive e kriminale  të gjyqtarëve e prokurorëve; të gjithë pa përjashtim madje edhe drejtuesit e shoqatave të shoqërisë civile; të gjithë duhet të kalojnë në sitën e Vetting-ut.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".