Bojkotimi i Kryeministrit Kurti ka prapavi puro politike!...

Bojkotimi i Kryeministrit Kurti ka prapavi puro politike!...
Bojkotimi i Kryeministrit Kurti ka prapavi puro politike!...

Ismail Muçiqi

  • 01 September 2021 - 12:53

Shkruan:Ismail Muciqi

Opinion i aktualitetit politikë.

Në kohën kur miku dhe anemiku janë bërë bashkë për ti bashkuar forcat në parandalimin dhe luftimin e pandemive të një pas njëshme të cilat po qarkullojnë nëpër gjithë planetin tonë, disa kryetar të Komunave të Kosovës bojkotuan takimin me Kryetarin e Qeverisë së Kosovës Albin Kurtin.

U befasova shumë me qëndrimin e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës zotriun Sazan Ibrahimi për të cilin kamë pasur mendim shumë pozitivë si një njeri me integritet. Asesi nuk më befasojë bojkoti i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili njihet si një kalkulant i favoreve politike. I njëjti ka kohë që po mundohet të eksponohet si figurë superiore në partinë e ti në Lidhjen Demokratike.

Ky tregon se është i dashuruar në vetveten, dhe në momentet e caktuara manifeston sjelljen e nje prepotenti injorant. Nuk me befasojë as bojkoti i Bali Muharremit Kryetarit të Komunës të Suharekës i cili është pulent dhe pjesëtar i klanit të liderit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Nuk me befasoj as bojkoti i Ismail Latifit Kryetarit të Komunës së Rahovecit, i cili qdo ditë merr detyra dhe porosi nga Kryetari i partisë së tij. Nuk me befasojë as bojkoti i Kryetarit të Gjakovës Ardian Gjinit i cili në muajin tetor do ta merr përgjegjien nga elektorati i Komunës së tij. E më së paku më bëri përshtypje bojkoti i Kryetarit të Komunës së Deqanit i cili për shkak të menaxhimit të dobët të Komunës kohë më parë u ballafaqua me helmime dhe aferën e qytetareve të kësaj Komune.

Shtrohet pyetja? të bojkotosh Kryeministrin legjitim të Qeverisë i cili në zgjedhjet e fundit e mori votën e popullit mbi 51% do të thotë të injorosh Institucionet e Shtetit. Kjo papërgjegjësi puro politike është shqetësuese për vendin dhe e pa pranueshme për kohën në të cilën po jetojmë. Të bojkotosh Kryeministrin e Shtetit do të thotë ti bllokosh projektet kapitale të Komunës apo më gjerë kjo do të thotë të veprosh kundër interesave të qytetareve të cilët i përfaqëson.

Kjo mendësi e cila e ka kapluar shoqërinë Kosovare dhe me gjerë është njollë e zezë për proceset demokratike dhe për avancimin dhe ndërtimin e shtetit ligjorë. Kjo mënyrë e të bërit politikë tregon më së miri mos pajtimin e opozitës për humbjen e pushtetit të cilën e mbajtën vite me radhë. Nuk ka dyshim se ky bojkotim nga ana e disa Kryetareve të Komunave të Kosovës karshi Kryeministrit Kurti është papërgjegjësi totale në raport me luftën kundër pandemisë dhe masave që i mori Qeveria e Kosovës. Kjo sjellje pa dyshim do të reflektohet në zgjedhjet e muajit tetor që priten të mbahen së shpejti.

Qytetaret e Kosovës më në fund janë vedisuar dhe në momentet e caktuara dinë të logjikojnë dhe veprojnë duke i dënuar me votën e tyre të gjithë ata liderë, individ apo klane të cilat kanë shkaktuar përqarje në popull besojë se kjo do të vërtetohet së shpejti. Në fund po theksojmë se epshet karrieriste dhe bajraktarizmi për të qenë i pari i mahallës me shekuj e kanë dëmtuar kombin Shqiptarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".