Edhe hajnat e politikës të futen nën thjerrëzën e procesit Vetting!

Edhe hajnat e politikës të futen nën thjerrëzën e procesit Vetting!
Edhe hajnat e politikës të futen nën thjerrëzën e procesit Vetting!

Blerim Burjani

  • 02 September 2021 - 19:05

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani


Të gjitha instancat e Sistemit të Drejtësish duhet ti nënshtrohet procesit të Vettingut, sa më parë aq më mirë. Për të realizuar suksesshëm këtë proces,  duhet një angazhim i madh, sepse është tepër e domosdoshme nevoja e  ndalimit të vazhdimit të degradimit  të drejtësisë nga politike.

Edhe pse deklarimet e qeverisë janë shumë ambicioze që me këtë projekt të fillohet pa vonesë,  gjasat janë shumë të vogla që  të ndodh një Vetting i shpejtë dhe  efikas që do të pastronte njëherë e mirë  sistemin e drejtësisë, të deformuar e të degraduar. Shpresat janë akoma të vogla që do të luftohet pa kompromis korrupsioni. Është e vështirë që kjo të ndodhë duke  zhvilluar betejë me të korruptuarit sepse ligjim deri më tash nuk I ka prekur dhe nuk po I prekë as tani politikanët hajna. Ata janë akoma të pa prekur. Përderisa Vettingu i dedikohet vetëm sistemit të drejtësisë, do të ishte gabim I madh dhe I pa falshëm  që  nga ana tjetër të  gjithë hajnat  e politikës që janë të korruptuari më të mëdhenj  të “amnistohen”, e që  tash janë nën strehën e politikës  dhe do të mbeten të pa prekur nga procesi Veting.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".