Korona nuk pyet për zgjedhjet lokale

Korona nuk pyet për zgjedhjet lokale
Korona nuk pyet për zgjedhjet lokale

Muhamet Kelmendi

  • 03 September 2021 - 09:30

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rastet e gjendjes së rëndë me Delta variante të Kovidit janë situata që dërgojnë domosdo te kufizimet e shumta në fushate dhe lidhur me të. Është e domosdoshme që të shikohen zhvillimet e mëtejshme të Kovidit dhe në bazë të atij zhvillimi të vendoset. 

Thjeshtë: Nëse vazhdon kështu me infektim dhe me raste të rënda e me vdekje është e domosdoshme të reduktohet afati i fushatës elektorale dhe të kufizohen takimet me qytetarët para dhe në fushatë. Sëmundja pandemike nuk pyet për fushatë dhe as për atë se kush fiton.

Korona nuk ka pushim dhe nuk ikë nga fushata e zgjedhjeve dhe as nga votimi për pushtet lokal dhe jo vetëm. Kundër saj duhet vepruar me mjete adekuate shtetërore dhe medicinale, si dhe me rritjen e vaksinimit të qytetarëve. Vetëm kur e kemi një vaksinim mbi 85 % të popullatës në përgjithësi mund të thuhet se është mundur Kovidi. E kjo është larg.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".