
Lexoni edhe:
Mbi 1 milion testime të kryera që nga fillimi i pandemisë në Kosovë
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Edhe pse po shkon kryetari i tashëm, Shpend Ahmeti, kjo nuk do të thotë se prokuroria nuk ka kompetenca për t’i hetuar tërë veprimet e kryera tash e 8 vjet. Kompetenca ka prokurori edhe nëse vlerësohet se çështja është nën hetime adekuate. Natyrisht se keqpërdorime në Komunën e Prishtinës ka mjaft. Kjo del nga ndërtimet e bëra që e kanë dëmtuar së tepërmi kryeqytetin.
Mbi 1 milion testime të kryera që nga fillimi i pandemisë në Kosovë Lexoni edhe:
Tash edhe po qe se intervenohet për ta eliminuar ndonjë deformim dhe degradim në kryeqytet, është shumë e ndërlikuar sepse nuk mundë të bëhet kthimi në gjendjen e mëparshme ku kanë qenë. Shumë lagje janë të degraduara, në të cilat është ndërtuar keq dhe pa kritere të mirëfillta e standarde. Shumë pjesë të Prishtinës janë shkatërruara së ndërtuari pa plane, duke bërë lagje të tëra të jenë të dëmtuara. Tash kemi edhe rrugë të pakalueshme. Të duket thjeshtë si egërsi ndërtimi. Lagja e Spitalit, hyrja në Prishtinë nga Lipjani, ndërtimet anës rrugës në këtë anë, para Fakultetit Filologjik, në lagjen mbi Ministrinë e Arsimit, andej nga lagja e Kodrës së Trimave, e ku jo, kudo kemi shkatërrime të rënda të qytetit. Natyrisht se këto janë raste për hetime penale. Prokuroria duhet të vepron. Ajo duhet të hetoj lejet e ndërtimit dhe aktivitetin e Ndërmarrjes Publike Banesore. Kjo ndërmarrje kërkohet të hetohet për të gjitha veprimet dhe vendimet. Me siguri ka shumë çka që të hetohet. Por, mbi të gjitha kërkohet udhëheqja e Komunës, kryetari dhe të tjerët që duhet të hetohen për punën e tyre të deritashme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"