Hetimi i abuzimit për shpronësimet në autostrada, zbulon rekordin e krimit në dy dekada

Hetimi i abuzimit për shpronësimet në autostrada, zbulon rekordin e krimit në dy dekada

Hajrullah Tërnava

  • 05 September 2021 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava


Kishte me qenë shumë e nevojshme që  të bëhet një kontrollim, hetim i të gjitha autostradave të ndërtuara të pasluftës në Kosovë, dhe shumë shpejtë dhe lehtë do të vërehen ato mallverzime që janë bërë nga të mëdhenjtë e shtetit që janë pasurua në mënyra marramendëse. Për opinionin janë të njohura veprimet kriminale  të “Tokave” që për këto veprime kriminale ka pasur të përndjekur disa vepër kryes të dyshuar. Prandaj nëse kjo Qeveri dëshiron  ti luftoj ato të këqija kriminale, tani e ka rastin, dhe atëherë pa dyshim se  do të mbetet gjatë  në mend dhe  në pushtet, në qeverisje të këtij vendi. 


Kjo Qeveri e cila i ka fituar mbi 50%  të votave, me premtimin për luftë të pamëshirshme kundër krimit dhe korrupsionit, tani gjithsesi  e ka për detyrë që të mbetet korrekte për premtimet e saja parazgjedhore, e që donë edhe tani në zgjedhjet e radhës për nivelin lokal ti besohet vota  për ta zgjeruar përgjegjësinë e qeverisjes së vendit edhe në nivel lokal. Populli është lodhur dhe dëshpëruar me ata që e kanë qeverisur këtë vend në 2o vitet e fundit, prandaj nga kjo qeveri gjithsesi  pritet që mos ti dëshpëron qytetarët e saj sikur I dëshpëruan dhe mashtruan ish qeveritarët e kaluar që tash po sillen si opozitar të dënuar. Koha është që  të kalohet në veprime nga drejtësia, pas denoncimeve që po bëhen në vija institucionalë. Pa pritur fare duhet të filloj përndjekja e vepër kryesve të krimit pa marr parasysh se kush janë ata, dhe nëse vlerësohet se nga ato veprime kanë përfituar në mënyra jashtëligjorë, t’iu konfiskohen edhe ato pasuri të përfituara me veprime kriminale. Prandaj tani është koha e volitshme,  e sidomos kur janë bërë publike këto veprime kriminale, e që është tani i njoftuar edhe opinioni, prandaj sa më parë duhet filluar hetimin nga ana e Prokurorisë Speciale për akuzat e Ministrit të  Financave, Hekuran Murati, për shkeljet dhe abuzimet e gjetura  në vendimin e Qeverisë “Haradinaj”, për shpronësimet në segmentit rrugor Ikjevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës. Këtu nuk duhet të dështon drejtësia sepse janë faktet. Është një test I madh nëse  do të arrij Prokuroria speciale që të shkëputet nga kthetrat e strukturave të PAN-it dhe SHIK-ut për ta zbardhur këtë aferë dhe   për ti dhënë zgjidhjen meritore, ndjekjen dhe ndëshkimin sipas ligjit. 

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit një kallëzim penal lidhur me çështjen e shpronësimeve për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë gjatë kohës së Qeverisë Haradinajt-koalicioni PAN. Për këtë proces, raporti i auditimit i MF-së ka gjetur mospërputhje në vlerë 12 milionë euro. Murati ka thënë se kanë dyshime të bazuara në fakte se janë falsifikuar hiq më pak se  12 milionë euro. Për  këto akuza publike të bëra në konferencë shtypi, ai ka thënë se është folur e dyshuar në vazhdimësi , sepse me shpronësimet dhe me projektet e mëdha ka pasur dallavere dhe ka pasur keqpërdorime por tani e tani i posedojnë  jo vetëm shifrat por edhe dokumentin që e dokumenton këtë gjë. “Pra bëhet fjalë për një keqpërdorim 43 milion euro e që në fakt brenda atij 43 milionë euro ka dyshime të mjaftueshme për të konstatuar se bëhet fjalë për falsifikim të 12 milionë eurove. Pra, falsifikim të vlera deri në 12 milionë euro”, ka thënë ai. Sipas tijë për procesin e marrjes së këtij vendimi nga qeveria asokohe, ka pasur raste kur parcela që kanë qenë ngjitur me njëra tjetrën janë vlerësuar me çmime të ndryshme. Madje, ai tha se me çmime më të larta janë vlerësuar pronat e disa qytetareve të komunitetit serbë. Të gjitha këto dallavere e falsifikime, sipas ministrit Murati janë bërë në mandatin e qeverisë së koalicionit PAN. “Ministria e Infrastrukturës më 24 gusht 2018 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor asokohe. Po flasim për Qeverinë AAK-PDK-Nisma, qeverinë e PAN-it ose Haradinaj, dhe në atë shkresë kërkohet fillimi i procesit të shpronësimit për segmentin Kijevë-Zahaq 31.3 kilometra ku do të shpronësoheshin 1059 prona, 858 prona private, 148 prona shoqërorë si dhe 51 prona të privatizuara. Më 19 shkurt 2019, kemi vendimin preliminar për shpronësim, kurse me 17 maj 2019 kemi tabelën e vlerësimit. Në këtë tabelë vlerësimi i Departamentit për Vlerësimin në Pronë që i është dërguar ministrisë së Mjedisit, vlera e tërësishme e shpronësimit është vlerësuar të jetë 31.400.729 euro. Më tutje, vendimi procedohet si pikë e rendit të ditës në një kohë kur Qeveria ishte në dorëheqje, Qeveria në detyrë merr vendim për të miratuar shpronësimin e pronave të këtij segmenti”, ka thënë Murati. Për shpërdorimin e buxhetin nëpërmes të shpronësimeve në emër të interesit publik, ka folur edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se  Procesi i shpronësimeve në vend ka shkaktuar telashe të mëdha sepse vërtetë janë zbuluar shumë e shumë parregullsi të gjetura, që ndërlidhen me vlerësimin e pronave ndaj njëra-tjetrës. Sipas Qeverisë Kurti procesi i shpronësimit përben një nga sfidat më të vështira sepse ka rrugë të realizuara për të cilat sot Kosova përballet edhe në gjykata e që janë mbi 12 të tilla. Për këtë pasojë, në fillimi të këtij viti borxhi i shtetit ka qenë 182 milionë euro lidhur me shpronësimet, kurse vetëm gjashtë muajt e fundit ky borxh është rrit për shtatë milionë euro dhe po vazhdon të rritet.  Është ky një rast serioz  me të cilin duhet të merret urgjentisht Prokuroria Speciale sepse është bërë gati normale që të flitet për miliona të avulluar nga buxheti i shtetit dhe deri më tash askush nuk po përfundon në pranga, nuk kemi ndonjë akuzë serioze të ngritur e të mos flasim për procese gjyqësorë as të filluara apo përfunduara për mega zhvatje të tilla, e ku super plaçkitjet janë bërë kryesisht në të ashtuquajturat Qeveri të asfaltit.

Edhe nëse  ngritën procedurat përndjekjes së këtyre vepër kryesve në fjale, duhet që kjo Qeveri të punoj me seriozitetin më të madhe dhe të angazhohet në luftimin e të gjitha llojeve të krimit pandërprerë, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe vetë zyrtarët që i kanë krye ato vepra do të vetëdijesohen, e sidomos ata të cilët janë të ri dhe të pastër,  do ta fitojnë kulturën ligjore se si duhet një zyrtar ti kryej punët e tija, dhe që punojnë në ato institucione ku më së shumti ka vepra të tilla të kryera. Kishte me qenë e mirë që krejt çka janë ndërtuar rrugët dhe autostradat e pas luftës  deri më tani, të hetohen e të kontrollohen mirë, dhe do të shihet se si populli ka për tu habitur çfarë padrejtësie dhe vepra kriminale janë bërë, kur në një rrugë dikujt i paguhet ari i tokës 2000 euro,  ku bash aty pari tani gjenden ndërtesa disakatëshe afër autostradës,  apo shtëpi moderne të ndërtuara si lagje, ku ari I tokës kushton shumë shtrenjtë. 

Si shembull ilustrativ mundë të merret edhe drejtimi nga Bresja-Fushë Kosovë, aty ku fillon autostrada që ndahet nga rruga Pejë Prishtinë dhe drejtohet për në Veternik, vetëm në këtë lartësi pak kilometërshe i kemi këto ndryshime marramendëse të pagesave të tokës, sepse janë  interesat e  të “mëdhenjve” në pushtet, që ishin ato toka në vende jo të përshtatshme që i kanë blerë për përfitime të tyre. Ato toka ishin dikur të Kooperativës Bujqësore por mbas luftës dihet si janë përvetësuar. Ata që e kishin fuçinë ti blejnë dhe ti planifikojnë kah duhet të shtrihet autostrada, iu kanë paguar me çmime marramendëse deri në 15 000 euro, e kurse atë tokë që pronarët e kanë posedua me vite të tëra  jua kanë paguar dhe shpronësuar me çmime  tepër të lira.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".